Përplasje tek tregu ish-Dinamos
Policia e Shtetit "përzë" Hoxhën

Përplasje tek tregu ish-Dinamos<br />Policia e Shtetit
TIRANE - Për gati një orë ka qenë një situatë e tensionuar deri në përleshje fizike mes policisë bashkiake, inspektorëve të ndërtimit e Urbanistikës së Tiranës dhe tregtarëve në tregun ushqimor tek ish uzina Dinamo. 

 Inspektoriati i Ndërtimit Urbanistik Vendor me në krye Florenc Hoxhën ishin sot në mesditë, rreth orës 13: 30 tek tregtarët duke kërkuar prishjen e një konstruksioni metalik, të cilin e kishin ngritur për të mbrotjur mallin e tyre.

Inspektoriati e konsideronte ndërtim pa leje. Për gati një orë pati tension deri në përplasje fizike mes tregtarëve dhe Inpektorëve e policisë bashkiake. U desht ndërhyrja e policisë së Tiranës për të qetësuar situatën e tensionuar, duke urdhëruar dhe pezullimin e prishjes së kontruksionit metalik. 

ORA 15:00 SULLA: URDHEROVA PEZULLIMIN E PERKOHSHEM

Zv/drejtori i policisë së Tiranës në një prononcim tha se urdhëroi pezullimin e përkohshëm të prishjes deri në verifikimin e dokumentacionit nga të dyja palët.

ORA 14: 50 ZV/ DREJTORI I POLICISE SE TIRANES TEK TREGU, URDHERON PEZULLIMIN E PRISHJES
Zv/drejtori i policisë së Tiranës, Pandi Sulla shkon tek tregu dhe urdhëron ndërprerjen e prishjes së konstruktit metalik. Ai i kërkon Florenc Hoxhës të ndërpresë prishjen dhe të bëhen bisedime në tryezë mes palëve.Vendimi i zv/drejtorit të policisë u duartrotik nga të gjithë tregtarët. Një numër i madh forcash të policisë së rendit ndodhen në vendngjarje për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.

ORA 14: 45 : VAZHDOJNE PERPLASJET, HOXHA NIS PRISHJEN E KONSTRUKSIONIT METALIK
Megjithë ndërhyrjen e policisë, përplasjet fizike mes tregtarëve e policisë bashkiake, e INUK  vazhdoi në momentin kur kjo e fundit tentoi të presë strukturën metalike.  Tregtarët thonë se ndërtimin e kanë bërë për të përmirësuar ambientin higjeno sanitar të këtij tregu pas urdhrit të ministrit të Bujqësisë për të përmirësuar kushtet.

ORA 14: 30 PERLESHEN FIZIKISHT TREGTARET ME POLICINE BASHKIAKE
Në orën 14:30 ka nisur dhe përplasja fizike mes tregtarëve dhe Inpektorëve e policisë bashkiake. Tregtarët thërrasin “përjashta” “përjashta”. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e rendit të cilët kërkuan të qetësojnë situatën me thirrjen në komisariat të përfaqësuesve të policisë bashkiake por dhe të tregtarëve.

“Dua lejen e ndërtimit që kanë bërë tregtarët. Ligji thtoë se duhet me leje nëse s’ka leje është i paligjshëm”-  thotë Florenc Hoxha

"Ne e ndërtuam për të përmirësuar kushtet. Këta një herë thonë hip se të vrava një herë zbrit se të vrava"- thonë banorët. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë