Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev propozoi Alikhan Smailov për kryeministër të martën dhe dhoma e ulët e parlamentit e votoi me shpejtësi gjatë një seance të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror.

Smailov, 49 vjeç, shërbeu si zëvendëskryeministër i parë në kabinetin e mëparshëm të cilin Tokayev e shkarkoi javën e kaluar mes trazirave të dhunshme në vendin e pasur me naftë të Azisë Qendrore.

Forcat e sigurisë të Kazakistanit kanë arrestuar 9,900 njerëz për shkak të trazirave, ndërkohët që forcat ruse pritet të largohen në ditët në vijim.