Përplasjet e dhunshme përfshijnë të gjithë Sudanin, vriten 100 persona, mbi 1100 të plagosur

Përleshje të ashpra janë raportuar në të gjithë Sudanin ndërsa luftimet midis fraksioneve të armatosura rivale vazhdojnë të përhapen. Dhuna midis ushtrisë dhe një grupi paraushtarak të quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) vazhdoi gjatë natës në ditën e tretë të përplasjeve.

Mediat e huaja shkruajnë se rreth 100 njerëz janë vrarë dhe mbi 11 të tjerë janë plagosur.

Të dyja palët pretenduan se kontrollonin vendet kryesore në kryeqytetin Khartoum, ku banorët ishin strehuar për t’u mbrojtur nga shpërthimet.

Më herët të dielën, ata mbajtën një armëpushim të përkohshëm për të lejuar evakuimin e të plagosurve, megjithëse nuk ishte e qartë se sa rreptësisht iu përmbajtën kësaj marrëveshjeje.

Mjekët paralajmëruan se situata në spitalet në Khartoum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet po ndalonin personelin dhe furnizimet mjekësore të arrinin tek njerëzit e lënduar.

Luftimet janë pjesë e një lufte të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale.

Dy burrat në qendër të saj nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të kalojë drejt sundimit civil. Sudani është drejtuar nga gjeneralë që kur një grusht shteti përmbysi presidentin autoritar Omar al-Bashir, në vitin 2019.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen