Përplasjet e Metës te zyrat e FRD, Silva Caka në Report Tv: Mbrojti një padrejtësi që po ndodhte! Nëse ka dhunë në fushatë, jo për faj të opozitës

Kandidatja e LSI për Tiranën, Silva Caka ka mbrojtur reagimin e presidentit Ilir Meta në përplasjet e ndodhura te zyrat e FRD-së. Në një intervistë për Report Tv, Caka tha se presidenti ka qenë në mbrojtje ndaj padrejtësive që po bëhen nga kjo qeveri dhe se Meta ka qenë në të drejtën e tij për të ndërhyrë. Edhe pse video tregoi të gjithë skenën e përplasjeve të ndodhura mes Ilir Metës dhe anëtarëve të FRD kundrejt efektivëve të policisë, për Silva Cakën ka ndodhur e kundërta, se polica ka dhunuar qytetarët e lirë dhe se për këtë fakt duhet të reagonim të gjithë.

“Personalisht nuk e shoh si diçka shqetësuese pasi kjo lloj qeverisje është duke i bërë një nder opozitës me të gjitha veprimet që këta kryejnë dhe shqiptarët binden edhe më shumë se kjo qeveri nuk duhet të votohet më 25 prill.  Fryma e injorimit të kësaj qeverisje për të gjitha të këqijat që janë bërë vijnë duke u rritur dhe kjo bënë që më 25 prill qytetarët të zgjedhje një alternativë më të mirë, atë që nuk sjell konflikte por zgjidhje. Presidenti mund të shkojë kudo që të thërritet. Kushdo që ka nevojë për të dhe mbi të gjitha ku ka padrejtësi mund të shkojë presidenti mund të shkojë Silva Caka mund të shkojë Monika Kryemadhi etj. Kjo dhunë e qeverisë filloi me një gjë shumë banale me tufat e majdanozëve për ata që shisnin në rrugë dhe po shkojnë në gjëra shumë të larta duke bërë atë që presidenti e ka quajtur shumë qartë ‘shkatërrimi i pluralizmit’. Ne momentin që presidenti ka hyrë në FRD, policia ka qenë duke dhunuar një qytetar të lirë dhe gjithkush duhet të reagojë e jo më presidenti. Aty nuk ka pasur konflikte fizike nga presidenti. Unë nuk shoh asnjë lloj konfrontimi fizik. Aty ke një sulm të padrejtë nga polica kundrejt një force politike me një urdhër pa firmë e pa vulë”, tha Caka.

Ndërsa përplasjet e ndodhur në Elbasan për ditën e Verës, ashtu si edhe liderët e opozitës, Caka tha se faji ishte i Ramës. Caka tha se nga krahu i socialistëve kishte element kriminal që sulmuan qytetarët e lirë që kërkonin rrëzimin e qeverisë.

 “Ka një diferencë situata në Elbasan ku nëse në njërin krah ka qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë, në krahun tjetër kemi element të grupeve kriminale që reagojnë kundër qytetarëve të lirë. Nëse dikush nuk e kupton pamjet aty janë dhe kanë fakte e prova, edhe militantë janë të lirë për sa kohë nuk ka kryer vepër penale. Ata mund të protestojnë, të festojnë dhe të thonë dhe “Rama ik”, ndërsa pala tjetër ka kanë nxjerrë element kriminalë, që ne i kemi publikuar me pamje e figura dhe me zë. Kushdo le t’i analizojë dhe të shohë se në cilin anë qëndron krimi”, tha Caka.

Silva Caka tha se kjo dhunë e ndodhur gjatë ditëve të fundi nuk favorizon fushatën elektorale të 25 prillit, por shtoi se nëse kjo përshkallëzohet nuk është për faj të opozitës. Pra Caka nuk përjashton dhunën gjatë fushatës, nëse opozita do provokohet.

“Kjo nuk favorizon fushatën zgjedhore, por nëse kjo përshkallëzohet nuk do të jetë faji i opozitës. Ju thash dhe më parë bëni krahasimin se kush është në krahun e opozitës dhe kush në krahun e Ramës. Qarku i Elbasanit ka një kriminalitet shumë të lartë dhe diferenca është shumë e qartë”, tha Caka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla