Përplasjet në Elbasan, familja
Çapja: Po shtrembërohet e vërteta

Përplasjet në Elbasan, familja<br />Çapja: Po shtrembërohet e vërteta
ELBASAN - Aksionet e policisë ditët e fundit në qytetin e Elbasanit, pas goditjes së automjetit të zv/drejtorit Gjergji Oshafi, nga Enea Bekteshi me një "Audi" të blinduar në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, zbardhën detaje nga konflitet e vjetra mes disa fiseve në Elbasan. Në kërkim për ngjarjen është shpallur edhe Suel Çela, djali i biznesmenit. 

Autoritetet por edhe mediat përmendën familjen Çapja dhe përplasjet e përgjakshme për disa vite me radhë të cilat kanë shkaktuar disa të vdekur në këtë qytet. Në konflikt familja Çapja është edhe me grupin kriminal ku besohet se bën pjesë edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini. Gjithashtu, në media nuk kanë munguar edhe komente të tipit se Sejdini është kërcënuar nga familja Çapja dhe për këtë arsye policia ka shtuar masat e sigurisë.

Familja Çapja distancohet nga këto akuza dhe apelon që mediat të pasqyrojnë të vërtetën dhe të mos spekulojmë mbi të vërtetën e ngjarjeve. 

Deklarata e Familjes Çapja në Elbasan:
"Te nderuar zoja dhe zotëri te mediave. Ne emer te familjes, Ardjan dhe Ermira Çapja, dhe të ligjit. Ju kerkojmë te mos spekulloni me te verteten dhe lajmin. Ne te kaluaren familja jonë ka vuajtur shtremberime te se vertetes. Ka ardhur koha qe mediat te marrin pergjegjësin e se vertetes". Me respekt Ardjan dhe Ermira Çapja. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore