Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu si dhe Çlirim Gjata dorëzuan në Prokurori një kallëzim penal ndaj punonjësve të policisë dhe per kreun e IKMT-se për sa u përket përplasjeve fizike që ndodhën tre ditë më parë në aksionin për të shembur banesat që preken nga zgjerimi i Unazës së Re.
“Ky kallëzim penal është hapi i parë i premtimit të bërë ndaj banorëve. Kallëzimi penal është edhe ndaj kreut të IKMT-së. Dhunuesit e banorëve duhet të jenë para përgjegjësisë. Hapi i dytë i joni do të jetë dëmshpërblimi i banorëve”, deklaroi Balliu.
Ish-deputeti Klevis Balliu tha se padia është ngritur ndaj: Sander Lleshajt, ministër i brendshëm, Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Niko Brahimajt, drejtor i policisë vendore Tiranë, Ermal Kapllanajt kryeinspektor i policisë bashkiake, Dallëndyshe Bicit, drejtuese e IKMT-së si edhe Granit Korbit, përgjegjës i degës IKMT, Tiranë.
Tre ditë më parë në zonën e Astirti u prishën 33 objekte, ndërsa që në orët e para të mëngjesit, banorët e Astirit bënë rezistencë dhe teksa policia u hodhi gaz lotsjellës ndaj tyre, ata u kundërpërgjigjën me bomba molotov. Nga përplasja fizike u dëmtuan 5 punonjës policie dhe 8 banorë.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.6%
Vota total: 1602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Salianji nga burgu: PD të ruajë votën e diasporës
28 Dhjetor, 12:04
-
VIDEO/ 'Këndon prifti nga belaja!' Deputetët e PD në festën e Vitit të Ri duke kërcyer me këngën e Berishës! Shërohet Gjekmarkaj
28 Dhjetor, 11:35
-
Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!
27 Dhjetor, 20:03
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor, 17:55
-
PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë
27 Dhjetor, 14:05
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit
26 Dhjetor, 13:56
-
Tiranë/ Protesta e 23 dhjetorit, gjykata liron nga arresti 7 protestuesit e opozitës! Vendosen në masën 'detyrim paraqitje' për pengimin e qarkullimit dhe kundërshtim ndaj policisë
26 Dhjetor, 10:55
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13