Në ceremoninë e përurimit të muzeut të parë afro-amerikan në Washington që u ndërmor nga Barck Obama ishte i pranishëm edhe paraardhësi i tij George W Bush, i cili gjatë mandatit të tij firmosi ligjin që i hapi rrugë ndërtimit të muzeut.
 
Ajo që ka sjellë diskutime nuk ishte thjeshtë prania e ish-presidentit por një fotografi e tij me zonjën e parë, Michele Obama.
 
Prania e dy çifteve në këtë event është parë si bashkimi i dy miqve të vështirë shkruan CNN.
 
Përgjatë 8 viteve të fundit ish-presidenti Bush dhe zonja e parë Michelle Obama janë shfaqur publikisht gjithnjë e më dashamirës nda njëri-tjetrit. Ata shpesh janë ulur pranë duke ndarë mes tyre biseda, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh.
 
Përqafimi i Michelle me Bush ditën e djeshme ka qenë sot tema e diskutimit për të gjitha mediat botërore.

	bush-obama

	bush-obama

	bush-obama

	bush-obama

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com