Përqafimi mes Janullatosit dhe Kirilit, Patriarku i Rusisë: Përulem para vendeve të shenjta të Shqipërisë

Përqafimi mes Janullatosit dhe Kirilit, Patriarku i Rusisë: Përulem para vendeve të shenjta të Shqipërisë

Përqafimi mes Janullatosit dhe Kiril-it

Sot pasdite mbërriti në Tiranë Patriarku i Rusisë Kiril, ndërsa do të qëndrojë në Shqipëri dy ditë. Kiril u prit në Rinas nga Janullatos, ndërsa në Shqipëri do të takojë Presidentin Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit.

Pasi mbërriti në Tiranë, Patriarku i Rusisë Kiril u shpreh nga katedralja "Ngjallja e Krishtit" se ‘përulem para vendeve të shenjta të tokës shqiptare. Shpresoj se me ndihmën e Zotit vizita ime paqësore të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Kishave tona’.

Krishti u ngjall!

Dëshiroj të falënderoj Fortlumturinë Tuaj dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për fjalët e mira përshëndetëse dhe për ftesën e përzemërt për të vizituar tokën shqiptare.

Këtu, në vendin tuaj me trashëgiminë e tij të lashtë të krishterë, i cili zë fill nga veprimtaria e Apostullit të Shenjtë Pavli, në vendin ku martiri i shenjtë, episkopi i Durrësit Asti, martiri i shenjtë Joani i Konicës dhe shumë besnikë të tjerë të Perëndisë kryen veprat e tyre heroike, në vendin ku ka bërë përpjekjet e tij misionari i shquar orthodhoks Shën Kozmai i Etolisë, atmosfera e së kremtes së ndritshme të Ngjalljes së Zotit, Perëndisë dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krishtit përjetohet me një thellësi të veçantë. Edhe kjo Katedrale madhështore, ky simbol i dukshëm i ringjalljes së Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, është shenjtëruar si Katedralja e Ngjalljes së Krishtit.

Triumfit të Ngjalljes i parapriu Golgota. Gjatë shekullit XX, të dyja Kishat tona kanë përjetuar një pervojë të vështirë të vuajtjeve në bashkim me vuajtjet e Krishtit: janë shkatërruar kisha, janë marrë nëpër këmbë vende të shenjta, ndërkohë që shumë klerikë, murgj dhe laikë pësuan vuajtje dhe një vdekje prej martiri për emrin e Zotit tonë Jisu Krishtit. Në këtë mënyrë armiku i shpëtimit tonë synonte të mbillte vdekje shpirtërore në popujt e udhëhequr nga Kishat tona, por, në kundërshtim me qëllimet e përndjekësve, ndodhi ringjallja e fesë, rikthimi në jetë, pasi gjaku i martirëve është fara e krishtërimit.

Zoti na dërgoi mirësinë e tij dhe të vërtetën e tij (Psalmi 56:4), dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e asgjësuar pothuajse plotësisht në të kaluarën, sot u ringrit me një lavditë re, duke u konsoliduar falë veprës vetëmohuesetë Primatit të saj, të Fortlumturisë së Tij Anastas.

Kam mbërritur këtu me emocione të ndritshme. Unë e vlerësoj këtë mundësi të bashkëndaj me Ju gëzimin e Pashkës së Shenjtë, të ngushëllohem bashkë me ju me anë të besimit të përbashkët (Rom. 1:12) dhe të përulem para vendeve të shenjta të tokës shqiptare. Shpresoj se me ndihmën e Zotit vizita ime paqësore të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet midis Kishave tona Orthodhokse Lokale vëllazërore.

Patriarku i Rusisë Kiril

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • azisi: 29/04/2018 14:09

    mos e nxjerr me prejardhje shqiptare marin mema dhe kete.. po sipas kritikeve ketu nuk duhet ta vizitoi asnjeri shqiperine e dhime..? te izolohet te jashteqitjet e veta me mire?

    Përgjigju
  • pemet e Erjonit: 29/04/2018 04:14

    Po patjeter vijne te dy e na bejne karshillek brenda ne shpi se ka mbete shteti ne dore te hajduteve. As shohin e as degjojne, ne mos jane koke e kembe me keta te dy. Vijne gjithe hienat e kombit shqiptar qe gjithe jeten e kane therur e i kane pire gjakun, Serb Turq e Greke dhe keta tanet tallin bythem. I fusin nje peme te mbjelle dhe na mbysin me reportazhe te qelbeta, e nga ana tjeter mbulojne nje PPP me pislliqe apo nje leje ndertimi. Po skini faj ky popull su ze dot se ka ikur per lesh e ju ndjek nga pas me symbyllur. Do perendia ka ndonje mendje te keqe Amerika e ju ze per zverku zarba.

    Përgjigju
  • Panua: 29/04/2018 03:28

    JENI shume te vonuar .XHAMITE JANE MBJELLE SHUME DENDUR .ATO DO BLEJNE VOTAT PER KURUMIN DHE TURKUMIN , PER...SI KOFINI PAS TE VJELAVE .

    Përgjigju
  • Hasani: 28/04/2018 23:41

    Urgjentisht duhet te pranohet Shqiperia ne BE se ndryshe erdhi ariu polar

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 28/04/2018 22:52

    Si është katandisur Shqipria shkret hyn derri e dosa e askush se run i mjeri popull me kto kodosha politikan që slan gjë pa ban .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)