Përqafimi mes Valverdes dhe Ancelottit kishte një bast në mes! Si e ‘kërcënoi’ trajneri uruguaianin nëse nuk shënonte gol

Përqafimi mes Valverdes dhe Ancelottit kishte një bast në mes! Si e ‘kërcënoi’ trajneri uruguaianin nëse nuk shënonte gol

Federiko Valverde dhe Carlo Ancelotti

Federiko Valverde shënoi gol në minutën e 18-të të finales së Kupës së Botës për klube për të kaluar Real Madridin në epërsi prej 2-0 ndaj Al-Hilal dhe ai menjëherë vrapoi për të festuar me trajnerin Carlo Ancelotti.

Një festë e tillë i ka intriguar tifozët e futbollit dhe arsyeja ka bërë që kjo festë të bëhet virale.

Gjegjësisht, në tetorin e vitit të kaluar, pasi mesfushori i njohur shënoi golin e tij të gjashtë sezonal kundër Barcelonës, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, i kërkoi uruguaianit një gjë.

“Fede ka një potencial të jashtëzakonshëm sulmues, golshënues që duhet ta realizojë dhe ta shfrytëzojë. Unë i thashë se nëse ai nuk shënon 10 këtë sezon, unë do të gris diplomën e trajnerit dhe do të largohem nga Reali”, kishte thënë Ancelotti.

Katër muaj më vonë, me golin e tij të dhjetë të sezonit, Valverde e shpëtoi Realin nga të qenit pa trajner dhe Ancelottin nga të qenit pa diplomë.

Në minutën e 58-të ai shënoi edhe një gol, ku në fund Real Madridi fitoi 5-3

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Tragjedia në Shkodër, flet fqinji i babait të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Tragjedia në Shkodër, flet fqinji i babait të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë