Përqafoni me pemët, terapia
ideale për trupin dhe shpirtin tuaj

Përqafoni me pemët, terapia<br />ideale për trupin dhe shpirtin tuaj
Ju ka rastisur ndonjëherë të përqafoni një pemë? Nëse jo, duhet ta provoni patjetër. Sipas disa studimeve, ‘momenti intim’ i përqafimit të një peme shërben si terapi. Kontakti me natyrën ul nivelet e ankthit dhe stresit, ndihmon në procesin e frymëkëmbimit dhe relakson trupin dhe mendjen.

Ajo që duhet të bëni është kjo:

Fillimisht shkoni në një zonë të pasur me pemë dhe gjelbërim pranë vendit ku jetoni. Më pas duhet të praktikoni atë që në japonisht quhet ‘shinrin-yoku’: ‘zhytuni në natyrë’, harroni trafikun dhe betonin, për t’i lënë vend fushave dhe pemëve. Shikimi juaj është i lirë të shkojë në çdo drejtim. Rezultati ka për të qenë një ndjesi e menjëhershme mirëqenieje.

Hap pas hapi përqëndrohuni në lëvizjet e trupit tuaj. Përpiquni të perceptoni zërat rreth jush, nga cicërima e zogjve deri tek gjethet që kërcasin. Kjo është një formë meditimi aktiv, bëjeni me ngadalë, me vetëdije. Jini të pranishëm për të shijuar momentin.

Zgjidhni një pemë. Ajo do të jetë pema juaj. Afrohuni pranë saj, prekeni lehtë, përkëdhelni gjethet dhe ndjeni kontaktin në lëkurën tuaj. Nuhatni aromën e drurit. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë. Jepini vetes kohë për të ndjerë praninë imponuese dhe të palëvizshme që keni rreth vetes. Edhe pse është e heshtur, çdo pemë është e gjallë, ashtu si ju. Përqafoni trungun dhe mbështetuni ëmbëlsisht mbi sipërfaqen e lëvores së drurit. Lëshojeni veten dhe vazhdoni të mbusheni me frymë, dukë dëgjuar emocionet që lulëzojnë.

Gjatë përditshmërisë, nuk kemi kohë të eksperimentojmë me shqisat tona, të ndjemë kontaktin e sipërfaqes së lëkurës mbi objekte, të nuhasim aromat ose të mbyllim sytë duke dremitur nga heshtja. Mbështet shpinën tek trungu, ndjej forcën e tij, dhe se si të mban. Mer frymë thellë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga sondazhi  që studion ‘ndikimin e terapisë së pyjeve në shlodhjen kardiovaskulare tek të rinjtë’, ecja në natyrë shëron depresionin, redukton mendimet negative, ul nivelet e stresit, qetëson dhimbjet e kokës dhe gjendjen e ankthit. Duke përqafuar një pemë, kontaktojmë me instiktin tonë kryesor: trupi relaksohet dhe mendja bëhet më e lehtë. Një dhuratë e vogël për shpirtin tuaj, që shërben si strategji anti-stres dhe formë meditimi e shkëlqyer!
pema
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)