Përqindje e lartë e urave rrezikojnë shembjen në Francë

Përqindje e lartë e urave rrezikojnë shembjen në Francë

Foto nga ura e tragjedis në Genova

Një raport që do të kishte mbetur në harresë nëse nuk do të kishte rënë ura “Morandi” në Gjenovë , ku në 12 mijë urat e menaxhuara nga shteti francez, një e treta kanë nevojë për riparime.

Sipas mediave franceze, që bëjnë të ditur këtë raport, në shumicën e rasteve bëhet fjalë për riparime të vogla me qëllim parandalimin e shfaqjes së problemeve strukturore, por në 7% të situatave të shqyrtuara, dëmet janë më të rënda, duke shfaqur mundësinë e rrezikut, në të ardhmen, për rënie, në atë pikë sa që në këto ura është ndaluar qarkullimi i mjeteve të rënda dhe në disa i krejt automjeteve.

Mirëpo në përfundim të raportit rezulton se ”Në situatën më të rëndë gjenden gjithsej 840 ura”, sipas autoriteteve përgjegjëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë