/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Europianë" për Bashkinë e Përrenjasit, Miranda Rira, vijoi takimet elektorale me përfaqësues të biznesit në territorin e kësaj bashkie të re. Rira shoqërohej nga deputetët Taulant Balla dhe Bujar Kllogjri si dhe nga zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Brunilda Paskali.
Në fjalën e saj, kandidatja Miranda Rira prezantoi platformën për zhvillimin e Bashkisë së re në katër vitet e ardhshme. "Jam shumë e privilegjuar të jem kandidate e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" për bashkinë e Përrenjasit dhe dëshiroj që në këtë bisedë të dëgjoj gjithë problemet që ka biznesi në këtë zonë. Jam shumë e ndërgjegjshme për vështirësitë e panumërta me të cilat ju po përballeni, me qëllim që të mbani në këmbë investimet tuaja. Në platformën time është parashikuar një plan masash mbështetëse për të gjithë bizneset në territorin e bashkisë së Përrenjasit", tha Rira.
Në vijim të fjalës së saj, ajo garantoi se bashkia e re e Përrenjasit do të ketë një plan të ri urbanistik që do të garantojë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe që edhe ky qytet të ketë një imazh të denjë, pasi për shumë vite është lënë pas dore. Kandidatja Rira tha se taksat e mbledhura do të shkojnë në favor të shërbimeve sociale për banorët. "E di që secili prej jush është përballur me sfida të mëdha për të arritur të ngrejë në këmbë një biznes sado të vogël dhe ju premtoj se do t'ju trajtoj të gjithëve në mënyrë të drejtë e të barabartë dhe jo ca "si të nënës" e ca të tjerë "si të njerkës". Në këtë mënyrë, edhe ju do të ndjeheni të vlerësuar për punën që bëni dhe kontributin që jepni në këtë qytet", tha Rira.
Kandidatja e "Aleancës për Shqipërinë Europianë" ftoi përfaqësuesit e biznesit të shprehin gjithë shqetësimet që ata kanë, në mënyrë që ata të jenë pjesë e zgjidhjes së gjithë problemeve të qytetit pas fitores së 21 qershorit. "Ftoj të më votoni dhe ju garantoj se do të jem në shërbimin tuaj dhe të çdo qytetari 24 orë", - theksoi Rira.
Deputeti i zonës, Taulant Balla, tha se jo vetëm qytetarëve të Përrenjasit, por edhe koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" i "trokiti fati në derë" me kandidaturën e znj. Miranda Rira. "Është një kandidate me potencial të fortë dhe intelektuale e shquar, për të cilën Përrenjasi ka patur nevojë vite më parë", tha Balla. Çdo projekt që do të paraqitet në qeveri nga Miranda Rira do të miratohet dhe do të gjejë zbatim, - tha Balla, i cili shtoi se Përrenjasi tashmë duhet të marrë një tjetër drejtim, drejtimin e duhur.
Ndërsa deputeti Bujar Kllogjri theksoi se Miranda Rira është personi i duhur për qytetin e Përrenjasit dhe garantoi biznesmenët se për katër vitet e ardhshme ajo do të jetë një partnere e tyre në mbështetje të çdo iniciative të dobishme për zhvillimin ekonomik të zonës.
/Shqiptarja.com