Përse Berisha nuk do vaksinim? Ish-kryeministri e shikon çdo vaksinim si votë pro Ramës
Ish-kryeministri Sali Berisha
TIRANË- Pas vaksinimit të personave që punojnë në sektorët më të rrezikuar për t’u prekur nga Covid, autoritetet kinezë kanë vendosur vaksinimin në masë të të moshuarve mbi 60 vjeç.
Në Pekin dhe Shangai ka nisur ky proces, ndërkohë që vende të tjera si Turqia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara të cilat po vaksinojnë të moshuarit me vaksina kineze kanë një ulje të numrit të të infektuarve edhe në moshat e mëdha.
Por ndërkohë që ky është një debat shkencor, në Shqipëri një politikan në pension e shikon këtë si mjet të luftës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha në një koment në facebook shkruan: Stop vaksinës kineze te mbi 60 vjeçarët!
Ai flet për vdekje dhe akuzon Ramën dhe kërkon ndërprerjen e përdorimit të vaksinës kineze tek të moshuarit. Kjo thirrje në një moment të tillë, kur kërkohet me ngulm ulja sa më shpejt e infektimeve për të ndalur vdekjet, shkon në kah të kundër të këtij qëllimi. Covid i ka marrë jetën më së shumti të moshuarve dhe vaksinimi i tyre është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur.
Si mjek ai me siguri ka dëgjuar dhe ka lexuar raportet e OBSH dhe komentet e shkencëtarëve për vaksinat por këto nuk i përmend.
Po përse e bën këtë thirrje për ndalimin e vaksinimit ish kryeministri? Problemi nuk është aspak vaksina kineze. Berisha të njëjtën thirrje bëri edhe për vaksinën astrazeneca kur erdhën një sasi e konsiderueshme.
Thirrja e tij nuk është shqetësim mjekësor, por shqetësim politik. Duke nxitur refuzimin e vaksinës, dhe për këtë plan ka zëra që i mbajnë iso, ai synon të ndikojë në zgjedhje. Sepse Berisha jep përshtypjen se çdo vaksinim e shikon si një votë pro Ramës dhe se nga e kundër do të ndihmonte partinë e tij në zgjedhje./TCH
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Shkurt, 14:29
Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?
-
Ka të drejtë
53%
-
Gabon
44.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 10141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër
10 Shkurt, 14:33
-
Llogaria është e thjeshtë: 12 vjet në opozitë dhe mund të paguajnë LaCivita-n
10 Shkurt, 14:32
-
Rindërtimi i ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, Rama: Do sjell më shumë vizitorë, fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! Ndërtojmë parkim të madh nëntokësorë
10 Shkurt, 13:29
-
Berisha punëson drejtuesin e fushatës së Trump për zgjedhjet e 11 Majit! LaCivita mori 19.2 mln dollarë për ta kthyer në Shtëpi të Bardhë, po PD sa do të paguajë?
10 Shkurt, 12:10
-
Namir Lapardhaja: Premtoi zgjerimin e aleancave, degradoi te Ben Ahmetaj dhe Ilir Meta
10 Shkurt, 10:18
-
Zgjedhjet e 11 Majit/ Rama mbledh 1 orë drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e Diasporës! Asnjë fjalë për Kosovën, udhëton drejt Shkodrës
10 Shkurt, 10:15
-
Flogert Muça: Mos u bëj si Sali Berisha, Albin
10 Shkurt, 09:08
-
VIDEOLAJM/ Parku fotovoltaik në Devoll, ja si duket
10 Shkurt, 08:58
-
Itali/ Berisha mbush sallën në Romë me militantë nga Shqipëria, mes tyre dhe Gjin Gjoni! Në sallë edhe ish kryeprokurori Adriatik Llalla, në kërkim nga SPAK
9 Shkurt, 14:53
-
Rama i përgjigjet komentuesit: Turizmin nuk na e fali Zoti, e bëmë ne! PS është ndryshimi
9 Shkurt, 14:01
-
Rama për 'La Razón': Trump mund të jetë një bekim për Europën, mund ta zgjojë dhe ta bëjë fuqi të madhe
9 Shkurt, 10:22
-
Shqipëria, do të marrë pjesë në panairin e turizmit në Berlin, Rama: Prezantohet siç nuk mund të imagjinohej deri vetëm disa vite më parë
9 Shkurt, 09:40