Përse e mbështeti Luiz Ejllin? Noizy tregon arsyen: I vetmi që ka sakrifikuar dhe ka bërë gjithçka për lojën! Mund të kemi bashkëpunim

Përse e mbështeti Luiz Ejllin? Noizy tregon arsyen: I vetmi që ka sakrifikuar dhe ka bërë gjithçka për lojën! Mund të kemi bashkëpunim

Noizy dhe Luiz Ejlli

Reperi Noizy i ka ofruar Luizit studion e tij muzikore ku mund të shkojë për të bërë prova dhe të bëjë gati projektet e reja. Arsyen përse e mbështet kaq shumë e ka zbuluar në një intervistë duke thënë se është lojtari i vetëm që ka bërë gjithçka brenda shtëpisë së Big Brother.

"Pak para shkëmbeva 2 muhabete me Luizin, e mbështeta se e ndjeva që ja vlen, ka sakrifikuar shumë për lojën është lojtari i vetëm që ka bërë çdo gjë për lojën, thash t’i japim pak mbështetje nga ana jonë e presim mund të bëjmë një bashkëpunim më vonë…" tha Noizy.

Kujtojmë se pas spektaklit, Noizy kishte organizuar koncert në një klub nate ku i ftuar special ishte Luiz Ejlli, i cili performoi disa nga projektet e tij muzikore përpara fansave. Kishte momente që ata brohorisnin “O Luiz o kampion”.

Mbetet për t’u parë nëse Luizi dhe Noizy do të kenë bashkëpunim për një projekt muzikor.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij