Përse Lulzim Basha po përgjon “Babalen”?

Përse Lulzim Basha po përgjon “Babalen”?

Lulzim Basha dhe Albert Veliu

Më në fund Lulzim Basha po e merr seriozisht “Dosjen Babale”. Pas kaq javësh heshtjeje, pas kaq shmangie nga përgjigjet publike rreth dosjes që i është hapur në prokurori deputetit të tij, si sajues të një skenari kriminal, pas dëshmive të njeriut që ka inskenuar Agron Xhafën dhe që i ka dhënë dëshmitë në prokurori, pas telefonatve të regjistruara që shqetësonin Lulzim Bashën dhe disa drejtues të tjerë të PD, që duhet t'i jepnin lekët e premtuara “aktorit” që improvizoi kasetën, tani Lulzim Basha po tregon se paksa qenë vigjilent gjatë gjithë kësaj kohe. Paska qenë i informuar përditë nga prokuroria çfarë po bëhet, çfarë ka thënë dëshmitari, a mund të arrestohet Salianji, a ka ardhur përgjigjia për ekspertizën e kasetës etj.

Dhe fiks është shqetësuar nga lajmi se prokuroria po çon kasetën në një laborator të specializuar në Londër, për shkak të mungesës së kopetencës që ka laboratori Italian për ti dhënë përgjigje zyrtare në kohë prokurorisë, një çështje proceduriale e cila është në duart e ekspertëve të huaj dhe shërbimeve partnere që po e mbikqyrin gjithë procesin.

Por ndërsa ata po e bëjnë këtë hapur, i vetmi që po përgjon këtë hetim gjithë makth qenka Lulzim Basha. Sot me sa duket nuk e mbajti dot më. Frika se mos laboratari i Londrës kthen përgjigje shpejt dhe pastaj nis gjyqi ndaj tij, duket se e ka turbulluar.

Të njëjtën gjë është duke bërë për dosjen “Babale 2” që lidhet me Toyotën “Yaris” . Dekonspirimi nga salla e Kuvendit e aksionit të policisë, fakti që paret devijuan rrugë, pas deklaratës së tij, siç e pranon dhe vet një prej shoferëve të tralerit dhe mbi të gjitha fakti që pritësi i pareve është njeri I afërt politikisht dhe personalisht I Lulzim Bashës, e kthen Lulzim Bashën në të pandehur dhe pas disa ditësh duhet të trokas në zyën e prokurorit.

Edhe për këtë dosje, njësoj si për “Bablen 1”,  nuk ka thënë asnjë fjalë. Nuk ka bërë asnjë deklaratë. U është shmangur të gjitha pyetjeve dhe nxjerrë ndonjë idjot këput brockulla.

Por fakti që sot u zgjua nga “Babalja 1” tregon se është po kaq vigjelent dhe për “Babalen 2”. Të paktën e ndjenë frikën. Nuk është pak po ta mendosh që është politikani që ka prodhuar më shumë ngjarje të rënda fallco në këtë vend dhe ka fshehur duke ju shmangur ngjarjeve  më të rënda q ëka prdhuar vet, q ënga vrasjet deri tek milionat. Kjo do të thotë që e  di çfarë ka bërë dhe përgjon çdo bëhet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët