Përse Melania Trump adhuron
pantallonat, nuk mund ta fajësoni

Përse Melania Trump adhuron<br />pantallonat, nuk mund ta fajësoni
Stili dhe veshja e Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melani Trump vijon të jete në qendër të vëmendjes së mediave. Melani është sllovene dhe për shumë vite ka qenë pjesë e fushës së modës.

Pas përfundimit të shkollës së djalit të saj Barron, ajo u zhvendos nga Neë York, për tu vendosur pranë bashkëshortit të saj, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë kësaj periudhe si Zonjë e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo ka shfaqur një stil personal tejet të veçantë, stil i përshtatshëm për moshën dhe staturën e saj.
 
Siç është vënë re kohët e fundit, duket se Zonjës së Parë i pëlqejnë pantallonat e prera në kyç, në bel,  të ngushtë ose të gjerë, stil rezidence.
Kryesisht ajo preferon stilin europian dhe për këtë arsye ajo ka zgjedhur markën Dolce & Gabbana për portretin e saj zyrtar.
 
Ditën kur ajo u transferua në Shtëpinë e Bardhë në një foto të publikuar ku ajo shihet nën shoqërinë e djalit të saj Barron dhe Presidentit të SHBA, Donald Trump, Melani mbante veshur pantallona ngjyrë karamele dhe kanatiere të bardhë. 

Në vizitën e saj në Ëest Palma Beach së bashku me bashkëshortin, Donald Trump,  Melani mbante veshur pantallona të bardha, të cilat janë të lehta për tu kombinuar me xhaketa dhe sëeaters për një stil krejt rastësor, por në të njëjtën kohë edhe elegant. 

Në një foto të shkrepur duken Presidenti i SHBA dhe Zonja e Parë, Melanie Trump duke admiruar bandën e “Palm Beach Central High”, e cila luajti në nder të çiftit presidencial, një pjesë nga “Super Boël”. Siç shihet në foto Melani mban veshur pantallona të bardha të prera dhe të ngushtë deri në kyç si edhe një bluzë të thjeshtë, shik ngjyrë violë.

Vihet re një tendencë e Melani për të imituar, Jackie Kennedy dhe pak Michel Obama.

[gallery]23055[/gallery]

Redaksia Online
e.s/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët