Përse Putin e kërkon më shumë se kushdo tjetër fundin e luftës në Ukrainë?

Përse Putin e kërkon më shumë se kushdo tjetër fundin e luftës në Ukrainë?

Vladimir putin

Diktatorët, bëjnë luftë, jo kur janë të fortë, por kur ato kanë një krizë të brendshme serioze, e duan një provë për të dëshmuar forcën e tyre e po ashtu edhe suksesin e tyre  të jashtëm duke u dëshmuar si heronj të vendit e kështu tentojnë të rrisin jetëgjatësinë e tyre!

 

Lufta në Ukrainë, është një çështje shumë më e nderlikuar nga ajo që duket e transmetohet në media, nga palët që janë në konflikt apo edhe nga vendet e tjera si ato europiane dhe SHBA! Ukraina, është një investim disa vjeçar i Putin, që është përdorur herë pas herë edhe për trampolinë në zemër të Europës përmes të investimeve të oligarkëve e po ashtu edhe një urë për zgjerimin territorial, por edhe të influences ruse në ish republikat e Europës Juglindore e pse jo edhe në ato nordike të Europës!

 

Putin, ka menduar se lufta në Ukrainë do të ishte e shpejtë dhe suksesshme. Kjo lidhet me sigurinë edhe me praninë dhe investimet e mëdha pro ruse në Ukrainë si në planin ekonomik edhe në atë poltik! Megjithatë, gjërat në Ukrainë i kanë dalë Putinit përtej parashikimeve që kishte menduar e besuar!

 

Përse Putin, më shumë se kushdo tjetër kërkon fundin e luftës në Ukrainë?

- Nëse kishte shpresa, se Ukraina mund te bëhej ruse ose ne shërbim të Rusisë permes vendosjes së një qeverie pro ruse me lider pro rus, pas kësaj lufte, ai e ka humbur përgjithmonë Ukrainën! Kremlini, tashmë është simboli më i urryer në gjithë Ukrainën, ashtu si simboli i Beogradit në Kosovë, si gjatë luftës, por më shumë edhe pas saj!

- Putin, kërkon të dal nga kjo situatë, jo si humbës në betejë ushtarake, por si një çështje që mbyllet me tryezë bisedimesh e kështu përmes propagandës, do të tentoj ta prezantoj ndërhyrjen në Ukrainë si një fitoren e tij përballë popullit rus! Nëse, Putin do të konsiderohet humbës në luftë, ai do të konsiderohet i dobët dhe tradhtarë në psikozën e popullit të tij që do ta rrezonin menjëherë!

- Putin, është reklamuar si lideri i fortë që ka rritur krenarinë e Rusisë, pas shpërndarjes së Bashkimit Sovjetik, por pas këtyre sanksioneve të vendosura nga gjithë Perëndimi, ekonomia ruse është drejt një rrënimi të plotë e për pasojë, do të rritej pakënaqësia e qytetarëve, që nuk duan t'i rikthehen varfërisë e do të nisnin aksione masive opzitare për ta rrëzuar!

 

A ka një sinjal nga Putin, se ai po kërkon ta mbyll luftën në Ukrainë, sa nuk është vonë për të? Po ka dy sinjale! Fakti që ka pranuar të ulet dyre herë në tryezë për të arrirur në marrëveshje! Ai, është i bindur se nuk do të fitoj asgjë nga këto tryeza e nuk do të marr asgjë nga ato që formalisht kërkon, por vetëm do të justifikoj mbylljen e luftës me anë të një tryezë e jo me humbjen në betejë ushtarake! Sinjali i dytë është gadishmëria për të hapur korridoret umanitari! Ky është një sinjal i qartë dobësie që prezanton Putin, pertej karakterit të tij të krijuar në 30 vjet pushtet!

 

Putin, është më shumë i bindur se kushdo, se një shtet si Ukraina, me më shumë se 41 milion banorë, me një territor, me të madh se Franca e Gjermania bashkë, se nuk mund të mbahet i pushtuar as një muaj dhe jo më gjatë! Putin, tashmë është në fazën që po kërkon të pushtoj pushtetin e tij, por edhe veten e tij përballë popullit rus, por edhe përballë plotë kundërshtarëve politik që ka, që pas kesaj lufte, janë më të fortë dhe më të inkurajuar për ta intensifikuar luftën politike kundër tij! Pra, miti i Putinit si i thyeshëm është në një rënie pikiatë! Prandaj, më shumë se Putin, askush tjetër nuk është interesuar që aventura ushtarake të mbaroj në Ukrainë! Loja e tij është që ai në sytë e popullit të tij të dal si fitues!

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë