Përse shmanget debati publik për hapjen e listave?

Përse shmanget debati publik për hapjen e listave?

Ka dy iniciativa politike për reformën zgjedhore. Njëra është konkretizuar me një marrëveshje politike për të ruajtur statukonë e sistemit dhe administratës zgjedhore, dhe po saktësojnë vetëm një procedurë tenderi për opozitën.

Tjetra, që është propozuar nga opozita parlamentare, ka mbështetje popullore, pasi kërkon ndryshim të sistemit, depolitizim të administratës zgjedhore, hapje të listave etj.

Nëse skanon qëndrimet e dy blloqeve kryesore politike ndaj kësaj marrëveshje, shikon se PD e ka agresuar atë si lojë të qeverisë, por nuk është shprehur për propozimet, përveç panikut nga heqja e mundshme e koalicioneve.

Partia Socialiste e ka lënë të hapur shqyrtimin e propozimeve, por nuk ka bërë debat për cilësinë e propozimeve.

Shmangia e debatit për propozimet e opozitës palamentare vjen, së pari nga fakti se dy partitë e mëdha nuk duan të shprehen për hapjen e listave, në kushtet kur sondazhet tregojnë se ato kanë mbështetje të lartë popullore.

Lulzim Basha u ka thënë ambasadorëve të Perëndimit në Tiranë, se ai është dakord me hapjen e listave, por nuk i ka votat. E ka thënë këtë, se ka menduar se nuk do të ketë një propozim të tillë. Tani që ai është publik, Basha hesht dhe i sulmon propozuesit, si agjentë të pushtetit.

Edi Rama po ashtu u ka thënë ambasadorëve se nuk ka gjë kundër listave të hapura, por nëse prek sistemin, duhet ta prekë atë në tërësi, që ta bëjë funksional dhe të shmangë përdorimin e listave të hapura, si shans për elementë kriminalë nga partitë e vogla.

Por dhe ai publikisht nuk ka bërë deklarata.

Shmangia nga debati publik, bëhet pasi propozimet kanë mbështetje popullore.

Fakti që Partia Demokratike nuk debaton për to, tregon se ajo i druhet kauzës  popullore që përfaqëson ndryshimi i sistemit. Përpjekja për të mos folur për ato propozime, ose për t’i demonizuar duke përdorur pika që u interesojnë socialistëve, është një strategji që synon të ulë efektin e tyre në publik, dhe në fund t’i sulmojnë si përpjekje të shumicës për të prishur marrëveshjen e parë.

Po ashtu, janë heshtur dhe janë fshehur disa OJQ afër LSI, që “thurrnin” peticione për lista të hapura para disa muajsh. Me sa duket dhe atyre ua kanë prerë buxhetin për këtë debat.

Popullariteti i lartë që gëzon hapja e listave dhe ndryshimi i sistemit, ka ndryshuar dhe qëndrimin e  Ambasadës së SHBA ndaj këtyre propozimeve, duke qenë mbështetëse për to. Dhe në këtë pikë diplomatët perëndimorë, kanë keqkuptimin se Basha nuk do të jetë kundër, nëse këto propozime shkojnë në Kuvend. Në fakt ai këtu mund të nisë revolucionin e dytë me molotov, pasi atij po i hoqe dhe fuqinë që i jep lista, nuk i mbetet më asgjë si kryetar i PD, veç tenderit të KQZ.

Ndaj propozimi i opozitës parlamentare duhet të çohet me çdo çmim në Kuvend, dhe aty të provohet nëse Lulzim Basha është vërtet për lista të hapura, siç gënjen ambasadorët, dhe Edi Rama është vërtet i vendosur të bëjë ndryshimet që kërkoi OSBE/ODIHR, por që ai nuk ja prishte dot Bashës dhe la ato që ishin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 20/06/2020 21:59

    Te dy nuk i duan listat ,,,se jane legena,,populli nuk duhet te votoje me keto tre parti...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj