Përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut?

Përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut?

Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Java që sapo u mbyll ishte e dominuar nga samiti që u mbajt në Bruksel, por me sytë dhe veshët nga Sofja në Bullgari. Si rallë herë, Bullgaria u bë protagoniste me qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, me efekt zinxhir ndaj Shqipërisë, duke mos patur një avancim në axhendën integruese. Krerët e shteteve europiane, të dobët apo të besdisur nga një tjetër problem mes shtetesh në Ballkan, nuk denjuan as të mbanin një konferencë për shtyp për këtë çështje, madje dhe një e tillë u anullua me qëllim. Por këtë disfatë u munduan ta mbulonin me një njoftim për avancimin e axhendës europiane me Moldavinë dhe Ukrainën, që po përjetojnë tmerrin e ushtrisë ruse. Çudi që vetëm me BE mund të ndodhin, ku 2 shtete kanë vite e vite që presin, dhe dera ju përplaset në fytyrë pa arsye!

Një tabllo që për herë të parë solli unifikim dhe gjuhë të ashpër të kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë ss Veriut, pak me i matur në reagim Aleksandër Vuçiç president i Serbisë, që edhe pro rus vendi i tij ka një avancim më të mirë në procesin e anëtarësimit. Gjuha e Ramës dhe Kovaçevskit të RMV ishte diçka e papreçedentë për zyrtarët e BE, që tani duhet të përballen edhe me kritika në fytyrë për këto anomali të dukshme që ka Unioni prej vitesh. Nën shockun e Brexit, Bashkimi Europian si i tërë është zhytur në paqartësi të madhe në projektin e madh të zgjerimit. Mjafton të kujtohet sjellja e pa unifikuar për vaksinat e covid 19, si shëmbulli më i mirë për të ilustruar paqartësitë.

Maqedonia e Veriut pas rreth 20 vitesh, zgjidhi një problem të madh me Greqinë për çështjen e emrit, duke i dhënë helenëve emrin dhe marrë në këmbim anëtarësimin në NATO. Një sakrificë që ja vlejti edhe pse e madhe. Por një debat i hershëm me Bullgarinë tani i kthyer në problem shtetëror, ka marrë vëmëndje problemi identitar! Diçka e panjohur mê parë! Maqedonisë së Veriut i kërkohet me pak fjalë që të pranojë se nuk është një shtet që nuk ka patur identitin e vet para 1945 as në gjuhë as në histori, dhe këto duhet ti pranojë në kushtetutë! Një sakrificë shumë e madhe për një vend që ka bërë shumë të tilla dhe me një ofertë në këmbim shumë të ulët, hapjen zyrtare të negociatave! Për të cilën Kroacisë ju deshën 8 vite ne rastin më të mirë! Diplomacia  europiane, që po dominohet këto kohë nga Franca është e pafuqishme për të krijuar një kornizë e aq më tepër të negociojë mes dy vendeve. Që do të thotë është  edhe e pafuqishme për të ofruar anëtarësim në rastin se Shkupi pranon kushtet bullgare. 

Rasti po komplikohet edhe me rrezimin e qëverisë së 4 në 2 vite të Bullgarisë, me paqartësi të mëdha për të ardhmen, nëse do të jetë pro ruse apo pro perëndim. Në këtë situatë Shqipëria duhet të bëjë atë që çdo shtet duhet, të llogariste interesin e vendit të vet. Koha është që Shqipëria ta kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, dhe mos të futet në beteja si ajo e zotit Rama me qeverinë e Bullgarisë. Në një vend me kaq shumë probleme dhe pikëpyetje për të ardhmen Shqipëria nuk duhet ti shtohet debateve ballkanike. Beteja e Shqipërisë për në BE nuk është me Shkupin por me disa shtete në BE si Franca apo Hollanda, që kanë një qëndrim skeptik të dukshëm ndan vendit tonë. Gjatë kësaj jave kam zhvilluar disa intervista me kolegë shqiptar në Shkup, dhe ata shprehen me habi përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut! Edhe unë mendoj njëlloj, dhe pyes qeverinë shqiptare publikisht, përse nuk po kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia e Veriut?!

A.M./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në buxhet/ Më shumë fonde për rrugët dhe ‘e-qeverisjen’! 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja

Ndryshimet në buxhet/ Më shumë fonde për rrugët dhe ‘e-qeverisjen’! 1.9 mld lekë plus për programe zhvillimi, ulje për Shëndetësinë, Financat dhe Mbrojtja