Përsëritet historia e Pogradecit/ I riu qëllon në parkingun e hotelit në Vlorë, kanos me armë administratorin

VLORË- Dy ditë pas ngjarjes në një hotel në Pogradec, ku pushuesit u zgjuan nën zhurmën e krisjeve të armëve, një i ri ka qëlluar me armë zjarri në një hotel në Vlorë.

Mësohet se një i ri nga Vlora, i dyshuar si autor, është konfliktuar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne pranë parkimit të një Hoteli të vendosur në shëtitoren "Lungomare".

Dyshohet se konflikti ka qenë me administratorin e hotelit në fjalë. Autori Daniel Zotaj, 19 vjeç, njihet si person i përshirë edhe herë të tjera në konflikte.

Gjatë orëve të vona të natës, policia ka arrestuar 19 vjeçarin, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë. I riu ka qëlluar me pistoletë në ajër dhe ka kanosur administratorin e hotelit Taulant Doka. Burime thonë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas xhirimit të gomave. 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kanosja".

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shaban: 11/08/2020 18:04

    19 vjec dhe me karriere.

    Përgjigju
  • Alaudin: 11/08/2020 17:32

    Lajm i rreme i kurdisur nga ard veliu dhe artion duka kunder familjes se alaudin malaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja