Përsëritet ikja e dritave në Superligë, ndërpritet dy herë sfida mes Vllaznisë dhe Teutës! Tifozët thirrje "Rama ik"

Ndeshja e javës së 13 të Superligës mes Vllaznisë dhë Teutës është ndërprerë për shkak të një difekti në sistemin e ndriçimit në stadiumin “Loro Boriçi”, të inauguruar vëtëm pak vite më parë.

Ishtë minuta e 15 teksa gjatë një aksioni të ekipit vendas papritur dritat e stadiumit u fikën, dukë lënë në errësirë impantin. Mësohet se një nga katër ndriçuesit e mëdhenj te stadiumit ka dalë jashtë funksionit. Kjo situatë nuk zgjati shumë, pasi në harkun e disa minutave dritat u ndezën, ç’ka solli më pas dhe vazhdimin e lojes.

Gjithsësi kur të gjithë mendonin se tani do të riniste ndeshja ndodhi sërish një ‘black-out’, duke krijuar idenë se sfida do ndërpritej përfundimisht. U deshën disa minuta për të rikuperuar problemin, duke bërë që takimi të niste për herë të tretë brenda harkut kohor të 40 minutave. Ndërkohë për shkak të kësaj që ndodhi në fundin e pjesës së parë arbitrat akorduan 13 minuta shtesë.

Kjo nuk është hera e parë që kjo situatë ndodh këtë sezon në Superligë, pasi më herët diçka e ngjashme ndodhi edhe në kryeqytet në sfidën mes Tiranës dhe Teutës. Si rrjedhojë federata mori masa teksa për disa javë nuk lejoi të luhej asnjë ndeshjë me drita, por diçka e tillë u la pas me kalimin e javëve.

Gjithsësi së bashku me Elbasan Arena-n, Loro Boriçi është stadiumi tjetër në vend që plotëson kushtet që një sfidë të luhet në orët e mbrëmjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:26
Tifozët irritohen pas ikjes së dritave në ndeshjen Vllaznia-Teuta, thirrje “Rama ik”

Ndeshja javës së 13 e Superligës mes Vllaznisë dhë Teutës është ndërprerë dy herë, për shkak të një defekti në sistemin e ndriçimit në stadiumin “Loro Boriçi”.

Kjo ka irrituar tifozët, të cilën kanë filluar thirrjet “Rama ik”.

Nuk është hera e parë, që tifozët lëshojnë thirrje “Rama ik” në stadium, ku herë të parë u dëgjuan në ndeshjen ndaj Francës pak ditë më parë në stadiumin e ri “Air Albania Stadium”, e së fundmi edhe në Korçë.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 24/11/2019 22:14

    Rrofte sa malet Rama

    Përgjigju
  • Populli: 24/11/2019 20:36

    O Juri 98 po ne ndeshjen Shqiperi-France i tere stadiumi Air Albania buciti nga thirrjet Rama ik mos keta 22000 spektatore ishin anetare te PD?

    Përgjigju
  • asl: 24/11/2019 19:41

    Keshtu eshte kur zbret Dukagjini ne Shkoder:Menduan se ishin ne shpellë.

    Përgjigju
  • Juri 98: 24/11/2019 19:30

    Po cfare tifoze leshi mos i merrni njerzit per budallenj,jane strukturat e PD neper rrethe qe organizojne 50militante te ulerasin ne stadiume bosh e te dale kryetari i tyre pastaj te thote ja populli eshte me ne....pika!

    Përgjigju
  • Tigri: 24/11/2019 17:44

    Prandaj mos beni llam llam per koston qe ka cdo ndeshje ne Air Albania per sigurine dhe komoditetin qe ky stadium afron ne mbarevajtjen e ndeshjeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja