Thirrja 'Rama ik' zhvendoset në ndeshjen Skëndërbeu-Tirana! Paloka: Britma që ushton kudo (VIDEO)

KORÇË- Më pak se një javë pas thirrjeve "Rama ik", të të rinjve të FRPD-së në Air Albania Stadium, e njëjta histori është përsëritur sërish në një stadium, por këtë herë në ndeshjen Skëndërbeu-Tirana e cila u luajt në Korçë ditën e djeshme.

Në minutën e 54-t të ndeshjes "tifozët" e një tribune kanë thirrur ''Rama ik!'' për disa minuta, të cilat janë fiksuar nga kamerat.

Nuk dihet ende nëse, ashtu si në ndeshjen Shqipëri-Francë, edhe kjo thirrje është e dirigjuar nga të rinjtë demokratë.

Ndonëse një episod i pakëndshëm që ka ndodhur jashtë botës së politikës, PD ka nxituar të bëjë një reagim lidhur me të. Ish-deputeti i PD-së Edi Paloka. Ai ka postuar video nga thirrja e "tifozeve" duke e shoqëruar me një deklaratë politike.

"I vetmi ndryshim qe kërkojnë  dhe presin Shqiptaret është largimi i Ramës.

“Rama Ik” është britma qe ushton kudo!

Sa më shpejt të ik aq me mire për shqiptarët po dhe për atë vetë.

Tanimë e ka “fituar” një faqe ne histori... do te kujtohet si njeriun qe beri spastrimin me te madh te shqiptareve nga vendi i tyre. Ëndrrat me ndryshime kushtetuese për të kthyer diktaturën do te kthehen ne makth dhe do ti rezervojnë atij fatin e çdo diktatori ne Europë", shkruan Paloka.

Postimi i plote i Edi Palokes

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 24/11/2019 21:00

    Po po po sa thum njerez qe therisnin e gjith korca ne stadium ik o palluqe lat nam as 10% nuk keni dit per dit e tatepjet o korbi ti

    Përgjigju
  • Thuthuq: 24/11/2019 19:13

    Ha cna rruani topet me gjithe keto shpresa te kota dhe ju o thuthuq me gjithe thpuren tuaj qe nuk ngjallni asnje lloj shprese tek ky popull i sterlodhur. Nuk iken Rama se organizon 10 lapanjoze neper stadiume te therrasin ik ti e hajde ti tjetri. Doni te largomi hajdutet qe jane per te risjelle hajdutet e rrezuar ne 2013. Fuck you all.

    Përgjigju
  • xxx: 24/11/2019 17:15

    Ik more thuthuq ku keni arritur qe edhe sportin ta ktheni ne politike

    Përgjigju
  • Hinglateri: 24/11/2019 16:12

    Thum thum thum ththth thumbte drejte ke Paloqe pa koqe pa mend dhe me jarge buzeve

    Përgjigju
  • Ilo: 24/11/2019 15:39

    Vazhdoni me ka..... e se atij nje qe e floku nuk ja prekni, o gomere reformoni opoziten kthejeni ne shinat e procesit rregulloni marrdheniet me nderkombetaret, lereni Saliun dhe Liken ne fatin e tyre dhe vetem atehere mund te ja mbushni syrin popullit jo me britma kalamajsh eshte edhe turp ti degjosh shyqyr qe keni lene kete thuthuqin qe se merr kush seriozisht se realisht jeni bere si cerdhe bebesh jo opozite.

    Përgjigju
  • Populli: 24/11/2019 14:52

    Sa here qe ka evente te tilla keto palacot me militant organizojne te tilla gjera aq mire per Ramen se do qendroje shume gjate ne pushtet

    Përgjigju
  • ERP: 24/11/2019 14:01

    Lere mos e pyet. Sa me shume te vazhdoni nga budallalleqet aq me gjate do e mbani ne pushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen