Shkodër- Vllaznia dhe Teuta kanë barazuar pa gola duke ia lënë gjithë stafetën ‘Black Out-it’ që ndodhi në stadium në pjesën e parë.Të dyja skuadrat u ndanë në një barazim i cili nuk i shërben askujt pasi Teuta mbetet në vendin e 7-të me 19 pikë kurse Vllaznia në të 8-tin me 17 pikë.

Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Teutës do të mbahet mend vetëm si një ‘njollë turpi’ tjetër e skandaleve në stadiumet shqiptare, ku në ‘Loro Boriçi’ ikin dritat në mes të ndeshjes, aty ku më parë janë luajtur ndeshje të rëndësishme të kualifikueseve për botëror si Shqipëri 0-2 Spanjë apo Shqipëri 0-1 Itali.

Pritet të shihet nëse FSHF do të kthejë përsëri masën që për një kohë asnjë ndeshje e Superligës natën me drita, ashtu siç bëri në fund të gushtit pas 'black out-it' në stadiumin 'Selman Stërmasi' gjatë sfidës Tirana- Teuta.