Pershendes voten e vetme socialiste pro Prokurorit…

Pershendes voten e vetme socialiste pro Prokurorit…
Kerkese publike...:

…Rama, ndrysho vendimin e grupit…
…Rama, kërko ndjesë dhe prano se me perjashtove per inat personal…

Kujtesë per socialistet e ndershem…

Këto ditë mbushet pothuajse nje vit kur Edi Rama me nje inat personal ekstremal dhe frikë nga ballafaqimi me të vertetat e vendosmërinë për ti thënë ato publikisht mori vendimin për përjashtimin nga PS të një prej themeluesve të saj, kryetar i Kuvendit të parë Pluralist, Minister i Jashtem, Minister i Financave, Minister i Arsimit, Zëvëndëskryeministër, Koordinator Special i Krizës së Kosovës, i doktoruar në Francë dhe postdoktoruar në Gjermani, e tjerë e tjerë Profesor Kastriot Islami (kërkoj ndjesë për mungesën e modestisë)

Vendimi i Ramës dhe i klientelës së tij agresive dhe pjesë tjetër amorfe për këtë përjashtim ishte selektiv pra vetëm dhe vetëm për Kastriot Islamin dhe kjo më krijon një ndjenjë sa keqardhjeje aq edhe krenarie,

Vendimi i Ramës dhe i klientelës së tij agresive dhe pjesë tjetër amorfe ishte qesharak dhe me argument mediokër.

Vendimi i Ramës dhe i klientelës së tij agresive dhe pjesë tjetër amorfe ishte i padrejtë.

Vendimi i Ramës dhe i klientelës së tij agresive dhe pjesë tjetër amorfe ishte i bazuar jo në rregulloren e grupit që mungon por në disa nene antidemokratike e antikushtetuese të statutit të ndryshuar në marrëzisë kolektive, në kohën e veprimeve radikale e të grevës së urisë.

Vendimi i Ramës dhe i klientelës së tij agresive dhe pjesë tjetër amorfe ishte disproporcional.

Vendimi i Ramës dhe i klientelës së tij agresive dhe pjesë tjetër amorfe u krye në një mbledhje të mbyllur dhe pa media ku klientela pranë tij ulurinte si në Plenumet e Partisë së Punës dhe kolegët që kishin bashkëndarë 21 vjet bashkëjetesë përgjithsisht heshtën.

Vetëm katër deputetë prej tyre votuan kundër, dy abstenuan dhe dy nuk erdhën më mbledhje, që ripërshëndes për gjestin e guximshëm.

Vetëm këta deputetë përbënin shumë, mbi 15 përqind e grupit që ishte kundër vendimit makiavelik të Ramës duke treguar se ishin shumë për atë mjedis sekterazmi.

Ndaj vendimit të Ramës dhe të klientelës së tij agresive e pjesës tjetër amorfe reagoi gjithë media dhe drejtuesit e partive politike. Reagoi Dritëro Agolli dhe Rexhep Meidani. i falenderoj ëprsëri…

Rama kokëfortë e inatcor nuk u step sepse kërkonte ti fuste frikën të tjerëve duke bërë kurban një simbol (më falni për mungesën e modestisë) të PS.

Partia e re e Ramës mund të përdoret në mënyrë të rrezikshme…

Kjo ka më ka dhënë të drejtë të pohoj se kjo parti që po ndërton Rama është jo demokratike, klienteliste permes korrupsionit, është e rrezikshme, dhe prandaj as ka qënë, as është dhe as mund të jetë projekti im politik.

Jam i sigurtë se këtë qëndrim heshturazi e bashkëndajë shumica në grupin parlamentar në heshtje dhe gradualisht do ta artikulojnë publikisht kur ti vijë rradha të “eleminohen në gjumë” nga Rama.

Përshëndes votën e vetme socialiste PRO Prokurorit…

Përshendes votën e Tom Doshës pro kandidaturës së Adriatik Llallës, për të votuar si maxhoranca qeverisëse, si unë, si Dule, si Oketa, Shpresoj që ajo do të ndiqet edhe nga deputetë të tjerë, është një moment tjetër për të vrarë frikën dhe terrorin që ekziston në grup.

Thirrje publike Ramës….ndal veprimet makiavelike…e hileqare…

I bëj thirrje publike Edi Ramës as të mos e këshillojë privatisht, as të mos e penalizojë Tom Doshën dhe cilindo tjetër që kërkon të votojë sipas koshiencës së tij megjithëse kjo nuk ndodh sepse perjashtimi im është një votë shumë e madhe që e pengon Ramën të bëjë perjashtime të tjera. Jam i lumtur që kam arritur me sakrificën time ta frenoj Ramën në veprimet e tij të mëtejshme makiavelike.

Ndrysho vendimin e grupit kuvendor…

I bëj gjithashtu thirrje publike Edi Ramës ti propozojë grupit parlamentar ku seicili deputet të jetë i lirë, pra të votojë sipas koshiencës së tij për kandidaturën e Adriatik Llallës dhe këtë propozim po ja bëj publik për të mos luajtur hileqarin e vogël që kur ta pyesin më vonë të përgjigjet se nuk kishte vendim strikt të grupit për të abstenuar dhe prandaj vota kundër nuk ishte thyerje e vendimit të grupit. Po e shpëtoj edhe nga turpi i një hileje mediokër. Dhe me këtë rast do të mund të testojë sesa vetë kanë qënë kundër vendimit të tij por nuk kanë guxuar sepse a ii kërcënon me listën e kandidatëve për deputetë.

Përndryshe prano se më ke perjashtuar për inat personal…

Nëse do të fsheshësh kokën si struci dhe nuk je në gjëndje bësh asgje sot, një vit pas përjashtimit tim së paku kërkon ndjesë publikisht dhe prano se veprimi i një viti më parë për përjashtimin tim ishte për inat personal, se nuk kishe as guximin dhe as nerva për tu përballur me të vërtetat, as me vendosmërinë time për ti thën të gjitha të vërtetat në sy, dhe për më tepër në mënyrë makiavelike kërkoje ti fusje frikën të tjerëve dhe ti mbyllje gojën në të ardhmen të gjithë atyre që nuk ndajnë mendime dhe opionione të njejta me Jud he klientelën pranë jush.

Jam shumë i lumtur për shkak të paaftësisë suaj ju keni dalë zbuluar dhe njëkohësisht ndjej keqëardhje për socialistët e ndershëm që ndjehen të pafuqishëm dhe janë të detyruar të pranojnë kalimin nga humbja në humbja të partisë së tyre tek e cila fatekeqësisht vazhdojnë të besojnë se mund të mposhtë kundershtarin ndonëse cdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohen se me Ramën në krye nuk ka as fitore as të ardhme të kesaj partie…

5 dhjetor 2012

Kërkesa publike u publikua nga Kastriot Islami ne profilin e tij në facebook ketu
kastriot islami
(ad.ti/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë