Përshkallëzimi në veri, analistja në Report Tv: Lista Serbe, organizatë terroriste, Kosova t’i rikthehet dialogut! Opozita të jetë në një zë me Kurtin për të luftuar agresionin

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës fill pas vrasjes nga kriminelët serbë të efektivit në krye të detyrës, Afrim Bunjakut është përshkallëzuar.

Analistja, Afërdita Maliqi thotë se pavarësisht kësaj situate, Kosova duhet të rikthehet në tryezën e dialogut, njëlloj siç ka vepruar edhe kur ka qenë në luftë me Serbinë. Analistja, Maliqi foli në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ku theksoi gjithashtu se ndërkombëtarët do duhet të kenë qasjen e duhur ndaj Serbisë pasi Kosova ra pre e një sulmi terrorist.

“Ka pasur një debat politik 2 ditët e fundit në Kosovë për Kurtin dhe qeverinë nëse duhet t’i rikthehet dialogut. Mos të harrojmë që të rikthehemi në retrospektivë edhe kur kemi qenë në luftë, ne kemi shkuar në dialog. Kështu që unë mendoj se pavarësisht tragjedisë, Kosova duhet të jetë në tryezën e bisedimeve. Duhet të ndryshojë qasjen faktori ndërkombëtar me Serbinë. Ka qenë një agresion në Kosovë, një sulm terrorist.”- tha Maliqi.

Maliqi shtoi se pavarësisht ndasive politike, e gjithë politika duhet të jetë një për këtë çështje kombëtare ndërsa shtoi se Lista Serbe është organizatë terroriste.

“Kurtin unë mund ta kritikoj për qeverinë jo të mirë apo diçka tjetër, por nuk mund të mos jemi me Kurtin dhe qeverinë në rastin kur ka ndodhur një agresion në veri të Kosovës.

Lista serbe është organizatë terroriste.”- shtoi Maliqi.

E pyetur nëse kjo situatë e forcoi Kurtin kjo në aspektin politik, Maliqi aprovoi pa hezitim.

“Normal që po, në aspektin politik sepse Kosova nuk sulmoi askënd, s’i shkoi në territor askujt. Ata erdhën dhe sulmuan policinë e Kosovës. Serbia deshi të përdorë manastirin si objekt kulti që të duken sikur po sulmohen serbët, duke harruar profesionalizmin e policisë së Kosovës.”- shtoi ajo.

Të dielën e zezë të 24 shtatorit  u vra nga kriminelët serbë, efektivi në krye të detyrës Afrim Bunjaku si dhe u plagosën 2 policë të tjerë. Sipas të gjitha informacioneve, pasi vranë efektivin, serbët u ngujuan prej më shumë se 8 orësh në Mansitirin e Banjskës në Zveçan ku shkëmbyen zjarr me efektivët e Policisë së Kosovës. Nga ky shkëmbim, vdiqën 4 serbë ndërsa u arrestuan 6 serbë. Sveçla bëri të ditur edhe sasitë e frikshme të armatimeve që serbët kishin futur në territorin e Republikës së Kosovës. Më herët ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka publikuar një video ku duket qartazi, nënkryetari i Listës Serbe, Milan Rajdoçiç i cili orkestronte sulmet në veri të Kosovës. Kosova akuzon Serbinë se ka financuar grupin kriminal ndërsa Vuçiç e mohon e thotë se fajtor është Albin Kurti.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit

Të vendosur dhe kreativë, këto janë shenjat më të talentuara të horoskopit