Rusia ndërmori një sulm masiv në Kiev gjatë orëve të natës. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Vitali Klitschko, tha se disa ndërtesa u goditën nga raketat, përfshirë një spital për fëmijë. Si pasojë e sulmeve të paktën 15 persona vdiqën dhe 33-të tjerë mbetën të plagosur.

Disa qytete të Krimesë mbetën pa energji elektrike gjatë natës pas një serie shpërthimesh të raportuara në zonën e Sevastopolit dhe pranë termocentralit të Simferopolit, thanë forcat ukrainase.

Ndërkohë një dron hyri në hapësirën ajrore rumune gjatë natës dhe u rrëzua në një zonë të pabanuar pranë Grindut, gjatë ofensivës së re ajrore të Rusisë kundër Ukrainës.

Dy avionë luftarakë spanjollë dhe një helikopter i ushtrisë rumun qëndruan në monitorim gjatë gjithë natës.

Sulmi rus shkaktoi gjithashtu masa sigurie në Poloninë fqinje, e cila mobilizoi forcat e saj ajrore për të parandaluar çdo incident dhe për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

Lajm në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:46
Droni i rrëzuar në Rumani, ministri ukrainas: Rusia po provokon NATO-n duke shkelur hapësirën e saj ajrore

1787204474_ukraine.jpeg

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha ka deklaruar se  Rusia me sulmet e saj  kundër Ukrainës ka shkelur hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë, duke vënë në provë gatishmërinë e NATO-s.

"Këto nuk janë incidente të izoluara. Ato janë pjesë e sulmeve terroriste të qëllimshme dhe sistematike të Rusisë. Shteti agresor po e vë në provë gjithnjë e më shumë vendosmërinë e NATO-s dhe partnerëve të saj, duke shkelur sovranitetin e shteteve fqinje dhe duke i zgjeruar qëllimisht rreziqet e paraqitura nga lufta e tij përtej Ukrainës", tha ai.

Sybiha tha se në bashkëpunim me ministrat e jashtëm rumunë dhe moldavë "do të japin një përgjigje rajonale më të fortë dhe më efektive ndaj përpjekjeve cinike të Rusisë për të zgjeruar luftën që ajo vetë e filloi".

Sipas ministrit të jashtëm ukrainas, "përgjigjja kolektive duhet të jetë më e fortë se përpjekjet e Rusisë për të vënë në provë unitetin dhe vendosmërinë tonë".

"Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit janë në rrezik", tha ai.