Përshkallëzohet situata mes Ukrainës dhe Rusisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon takim urgjent

Përshkallëzohet situata mes Ukrainës dhe Rusisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkon takim urgjent

Anijet ukrainase në ujrat e Krimesë

Përshkallëzohet përsëri situata mes Ukrainës dhe Rusisë pasi forcat ruse kapën dhe bllokuan tre anije ukrainase. Do të jetë parlamenti i Kievit ai i cili do të thotë fjalën e fundit për të rivendosur ligjin ushtarak.

Situata e kapjes së tre anijeve ukrainase prodhoi protesta dhe djegie makinash jashtë ambasadës ruse në kryeqytetin e Kievit.

Një prej protestuesve i tha agjencisë Reuter se: "U mblodhëm sot këtu për të protestuar kundër rusëve mbi veprimet e tyre sot, për të shtënat e ushtrisë tonë. Ne jemi shumë të zemëruar, duhet të kishim hequr të gjitha marrëdhëniet diplomatike me këtë vend shumë kohë më parë".

Kapja e tre anijeve ukrainase ndodhi në ujërat jashtë gadishullit të Krimesë duke acaruar edhe njëherë tjetër marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës. Kjo situatë e krijuar ka detyruar Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent.

Presidenti Petro Poroshenko i quajti veprimet ruse si " të paprovokuara dhe të çmendura"

Janë të gjitha veprimet e Rusisë. Ukraina nuk planifikon të luftojë askënd.

Petro Poroshenko, president 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën