Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Berlin

Përshpejtimi i procesit të integrimit në BE, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Berlin

Ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Berlin

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor të mbledhur në Berlin kanë miratuar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit.

Në këtë mbledhje Shqipëria përfaqësohej nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock theksoi se tani është momenti që procesi i zgjerimit duhet të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kanë kaluar më shumë se 20 vjet që kur BE-ja premtoi në Selanik anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Duhet që të pranojmë se ky premtim nuk është përmbushur, ndaj dhe unë mund ta kuptoj pse shumë njerëz janë të zhgënjyer nga kjo. Ne tani kemi një shans historik për të rinovuar premtimin që është bërë, duke ndërmarrë veprime konkrete. Anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është një domosdoshmëri gjeopolitike. Ne nuk i shohim vendet tuaja si ‘zona gri’, por si partnerë, si miq evropianë. Duam që ju të anëtarësoheni në BE sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.

Takimi i kryediplomatëve të Ballkanit Perëndimor i paraprin takimit të liderëve të këtij rajoni që do të zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, nën drejtimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Në takimin e liderëve Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Liderët e shteteve të rajonit pritet t’i kërkojnë kryeministrit Albin Kurti që të heqin pengesat në tregtinë me Serbinë, gjë që ka shkaktuar përjashtimin e Kosovës nga nisma rajonale CEFTA. Ky do të jetë takimi i dhjetë në kuadër të Procesit të Berlinit, arritjet kryesore të të cilit janë njohja reciproke e diplomave dhe heqja e tarifave roaming./ATSH

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës