Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare
Ushtarë polak, 15 gusht 2024
Anëtaret e NATO-s, Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, do të kërkojnë fonde nga Bashkimi Evropian për ta ndërtuar një rrjet bunkerësh, barrierash, linjash furnizimi dhe magazina ushtarake përgjatë kufijve të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë, thanë të shtunën zyrtarët e Estonisë.
Tri vendet baltike fillimisht njoftuan planin për një "Linjë të Mbrojtjes Baltike" në janar.
Në maj, Polonia njoftoi një projekt të ngjashëm të quajtur "Mburoja Lindore" me qëllim për t’i forcuar kufijtë e saj me enklavën ruse të Kaliningradit dhe me Bjellorusinë.
“Nevoja për një linjë të mbrojtjes (baltike) buron nga situata e sigurisë dhe mbështet konceptin e ri të mbrojtjes të NATO-s”, tha në një deklaratë ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur, duke shtuar se “është jashtëzakonisht e rëndësishme t’ bashkërëndojmë aktivitetet tona me Poloninë”.
“Në të njëjtën kohë, e forcon sigurinë e Bashkimit Evropian dhe mbrojtjen ushtarake të kufijve të tij, prandaj ne mendojmë se edhe BE-ja mund ta mbështesë financiarisht këtë projekt”, tha ai.
Ministrat e mbrojtjes së katër vendeve evropiane të vendosura në krahun lindor të NATO-s u takuan të premten në qytetin juglindor të Letonisë, Daugavpils, për të diskutuar financimin e projektit.
Ata nuk shpjeguan se sa shumë ndihmë financiare do t’i kërkonin Brukselit për këtë projekt, por theksuan në një deklaratë të përbashkët se “Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka treguar se krijimi i pengesave fizike në një terren të hapur pa mburojë mbrojtëse natyrore, është parësore edhe në luftën e përparuar teknologjike”.
Ministrat thanë se kërcënimet e jashtme në kufirin baltiko-polak po rriten, prandaj ngritja e fortifikatave përgjatë kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë "mbetet prioritet i lartë duke kontribuuar në premtimin tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit (të NATO-s)"./ REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bardhi takohet me Raportuesin e ri të Parlamentit Europian: I kërkova Schieder vëmëndje për situatën parazgjedhore në Shqipëri, të mos cenohet vota
28 Janar, 15:56
-
'Ta bëjmë Evropën përsëri të madhe', Orban dhe Le Pen planifikojnë një miting në Madrid sipas modelit të Trump
28 Janar, 07:37
-
Poloni/ 80-vjetorit të Çlirimit të kampit Aushvic, ministri Hasani: Trashëgimia shqiptare e vetëmohimit do të na frymëzojë gjithmonë për të luftuar në anën e drejtë të historisë
27 Janar, 18:59
-
Lukashenko fiton mandatin e shtatë në Bjellorusi, BE-ja i cilëson votimet si të rreme
27 Janar, 09:49
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar, 09:10
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Projekti 4-vjeçar i BE për drejtësi digjitale, 7.5 mln euro për modernizimin e trajtimit të çështjeve
23 Janar, 16:58
-
Kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10-20% për importet, ja strategjia e BE-së ndaj Trump
23 Janar, 13:27
-
Presidenti Trump emëron Andrew Puzder si ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE
23 Janar, 07:19
-
Trump kërcënon BE me tarifa: Sillen keq me ekonominë tonë, s’na i blejnë as makinat e as ushqimet! Eurokomisioneri: Nëse duhet do përgjigjemi
22 Janar, 16:28