LEZHË- Një shtëpi bari është zbuluar në Mamurras, rrethi Kurbin. Në banesën e shtetasit L.N, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Pas kontrollit të policisë, në ambientet e brendshme të banesës, u evidentua një dhomë, brenda së cilës kishte instalime elektrike me llamba, aspiratorë dhe tubacione uji, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.
Në vijim të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.