Një 39-vjeçar në Vlorë është vënë në pranga pasi përshtati lokalin e tij në ambient ku mund të vihen baste. Policia e Vlorës kreu kontrolle në lokalin e të riut dhe zbuloi 3 kompjuterë dhe 1 aparat celular që përdoreshin për të vendosur baste.
Në vijim të veprimeve nisi hetime në gjendje të lirë edhe për E. M., 23 vjeç dhe Gj. M., 37 vjeç, pasi u kapën duke luajtur lojëra fati të paligjshme, në lokalin e 39-vjeçarit Xh. Ll.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)