Përshtati shtëpinë për konsum kokaine, detyrim paraqitje Marsida Qatjas: Duhet të ushqejë me gji fëmijën 2 vjeç

TIRANË-  Gjykata e Kavajës caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për Marsida Qatjan, e cila tashmë është nën akuzë për përshtatje të ambienteve për përdorim të lëndëve narkotike. E njëjta masë sigurie u kërkua edhe organi i akuzës, me arsyetimin se Marsida ka një fëmijë vetëm 2 vjeç, e që duhet ta ushqejë me gji.

Marsida Qatja u mor nën hetim nga Prokuroria e Kavajës, pas ngjarjes së ndodhur brenda në banesën e saj, ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos oficeri i burgjeve, Bledar Toçi.

30-vjeçarja Qatja, nënë e tre fëmijëve nga dy martesat e saj, u rimor disa herë në pyetje për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, e ndërsa dëshmitë e së resë kanë qenë kontradiktore. Pas ngjarjes, hetuesit gjetën në banesën e saj mbetje të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, fakt ky që më pas është pohuar edhe nga vetë Marsida, e cila deklaroi në polici se së bashku me mikun e saj e kishin konsumuar këtë lëndë në banesë para se të ndodhte ngjarja.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi që Qatjas t’i bllokohet pasaporta në mënyrë që mos largohet nga Shqipëria, pasi burri i saj i dytë ndodhet në burg në Gjermani, shtet ky ku Qatja shkonte çdo muaj.

Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se Drejtoria e Shërbimit Social në Bashkinë e Kavajës ka vendosur që kujdestaria e fëmijës dy vjeçar, i cili ishte në banesë kur ndodhi ngjarja, të jetë në kujdestari të Marsidës dhe prindërve të kësaj të fundit ku Mardisa ka shkuar të jetojë. Ndërsa dy fëmijët e tjerë, do të vijojnë të qëndrojnë me familjen e babait të tyre, me të cilin Marsida Qatja është divorcuar prej vitesh. Për vrasjen e Dritan Haxhollit, i cili qëlloi me një plumb kallashnikovi Bledar Toçi, policia arrestoi këtë të fundit me akuzën e vrasjes me dashje, e ndërsa vëllai  i tij Benard Toçi me akuzën e shitjes së lëndës narkotike.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lani: 17/10/2019 13:40

    kjodo arrestu flet he sikur esht vipe plera

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja