Persida Asllani, si kartolinë për Vitin e ri, sjell librin "Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”

Babagjyshin dhe elfët e tij të dashur autorja dhe studiuesja Persida Asllani i rrëfen në librin “Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”. Përmes 16 përrallave, autorja tregon  ëndrrat dhe dëshirat që të vegjlit i shprehin babagjyshit përmes kartolinave, me shpresën e madhe që ata gjatë jetës së tyre asnjëherë të mos e humbasin fëmijën brenda vetes

 “Është një ftesë që një fëmijë i bën babagjyshit, duke i treguar pamjen përrallore të qytetit të Beratit përmes një kartoline. Babagjyshët dhe elfët gëzohen shumë se për shkak të mungesës së oxhaqeve kishin pas vështirësi në shtëpitë modrne që s’ka oxhaqe. Kështu shfaqet qyteti i bukur i 1001 dritareve, që e zgjidh këtë problem dhe nis edhe aventura e bukur në qytetin e Beratit, që m lejoi që të gërshetojë në vijimësinë  e aventurave elementë të legjendave, kulinarisë, arkitekturës, mënyrës se si janë të gërshetuara dhomat së brendshmi”, rrëfen Asllani.

Fëmijët në këtë botim nuk do të njihen vetëm me të fshehtat e babagjyshit që nga Poli i veriut vjen në Berat, por do të mësojnë më shumë dhe për autorë e artistë vendas e të huaj.

 “Besoj tek informacioni që vjen përmes letërsisë. Është dera më e mirë për të përmirësuar shijen estetike. Fshehtas në këtë libër kam bërë homazh për Mitrush Kutelin, Gaqo Bushakën, Asdrenin dhe autorë të tjerë veprat e të cilëve i kemi lexuar kur kemi qenë të vegjël pa i ditur se cilët ishin”, rrëfen Asllani, e cila përmes kësaj kartoline uron fëmijët festa të gëzuara.

Pas librit “Më quajnë Musine Kokalari”, “Udhëtimi i babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve”, është libri i dytë i Persida Asllanit për fëmijë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin