'Shes 'Yamaha X' 1800 euro', si u gjet në Google motori që u përdor për vrasjen e Nikulajt, u ble nga e fejuara e Edmond Haxhisë! Mjeti u braktis pranë shtëpisë së porositësit

Portugezi, Ruben Saravia, vrasësi i dyshuar i Ardian Nikulaj në Shëngjin, ka qëndruar për të paktën nga 14 shkurti kur erdhi në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, deri në 19 prill kur ekzekutoi biznesmenin në hotelin e tij “Coral”, në një banesë përdhese në Kakarriq të Lezhës. Në momentin që grupi i xhirimit të Report Tv e filmon, në banesën përdhese ndodhet vetëm një grua e moshuar.

Deri dje, mendohet që banesë të ketë qenë streha në të cilën portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia të kenë thurur të gjitha detajet e ekzekutimit mafioz. I larguar nga vendlindja që 7 vjeç, Haxhia është djali i hallës së Elton Lekstakaj në gjakmarrje me Nikulajt që në 1996. Sipas policisë së Shtetit, ai është porositës dhe organizator i vrasjes së hasmit, duke bërë pjesë të planit 5 të huaj, 4 shtetas britanikë dhe portugezin.

Motori me të cilin vrasësi i dyshuar iu afrua hotelit dhe u largua pas krimit, u gjet nga policia këtë të enjte pranë banesës së Edmond Haxhisë, ndërsa më herët burime nga prokuroria thanë se janë gjetur edhe rrobat që autori ka mbajtur veshur ditën e vrasjes, në të cilat ka gjurmë ADN-je, provë e fortë e hetuesve bashkë me kamerat e sigurisë. Edmond Haxhia i ka lëvizur vetë turistët e kamulfuar, me një makinë me qira të marrë tek “Vuksani” në Shkodër dhe siç pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur, ai ka qenë me portugezin dhe një prej anglezëve. Siç tregojnë këto pamje të momenteve para dhe gjatë vrasjes, portugezi është i veshur trashë dhe me jelek fosforeshent. Ditët e fundit në disa rrjete sociale janë krijuar llogari me emrin e tij, që burime nga policia thonë se është pikërisht Ruben Saravia që ata kërkojnë.

Por si u zbulua lidhja ndërmjet porositësit dhe vrasësit të Ardian Nikulajt? Motori që u përdor nga portugezi Ruben Saraiva për ekzekutimin e biznesmenit nga Shëngjini u ble pikërisht nga e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit i Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri. Ishte një oficer i policisë që zbuloi rastësisht faqen online ku ishte blerë motori me fjalët “…shes motor ‘Yamaha X Max…’. Vajza bëri blerjen më 28 mars 2023 dhe ka pohuar para policisë se kishte paguar 1800 euro, të cilat ia kishte dhënë pikërisht i fejuari i saj.

Të gjithë të huajt kishin role të veçanta, dhe Haxhia nuk ka pasur drojë t’i presë vetë në kohë të ndryshme të gjithë grupin e të huajve, në aeroportin e Rinasit, momente këto që hetuesit i kanë edhe me pamje të kamerave të sigurisë. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës  u shfaq si turist. Burime konfidenciale thonë për Report Tv, se një vajzë nga Zejmeni e cila punon në një kompani në Tiranë, është marrë në pyetje. Hetuesit arritën në gjurmët e saj përmes kartës SIM në një celular të sekuestruar si provë materiale nga policia, përmes të cilit vrasësi portugez dhe anglezi që vëzhgonte lëvizjet e Niulajt në hotel, kanë biseduar me njëri tjetrin. Karta është në emër të vajzës, por para hetuesve ajo ka rrëzuar çdo pretendim se mes saj dhe portugezit mund të kishte ndonjë flirt, duke thënë se karta i është vjedhur.

Britanikët, mes të cilëve, një çift, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin Coral në pronësi të Nikulaj, siç është ky moment në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së bzinesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit. 

Burime nga prokuroria thanë se pas vrasjes, portugezi dhe dy anglezë janë larguar po atë ditë duke kaluar në këmbë përmes pikës kufitare të Kapshticës, duke u regjistruar në sistemin TIMS për në drejtim të Greqisë. 2 anglezët e tjerë kanë ikur me fluturim nga Rinasi. Edmond Haxhia, pasi u sigurua se i gjithë grupi i ekzekutimit doli nga territori shqiptar, një ditë më pas, mbrëmjen e 20 prillit u largua me avion nga Rinasi drejt Britanisë së Madhe Britanikët kanë fjetur në disa hotele në zonën e Shëngjinit për të humbur gjurmët, dhe në një rast, njëri prej tyre, Steven Hunt, ka bërë edhe një tërheqje parash nga bankomati ne vlerën 300 mije leke shqiptare.

I larguar që i vogël, Edmond Haxhia, në nëntor erdhi dhe u fejua me shkesi. Vajza është pyetur nga hetuesit por mësohet se nuk u ka dhënë asnjë ndihmë duke u shprehur se as nuk e dinte që i fejuari i saj të kishte ndonjë histori gjakmarrjeje.

Të gjithë këta persona, 4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, protugezi Ruben Saravia dhe Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armmbajtje pa leje”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:30
“ADN e zbuluar në bishta cigaresh, hixhab, qese e doreza”, provat që ka policia për ekzekutimin e Nikulajt

1682532477_page.jpg

Policia ka gjetur prova të mjaftueshme shkencore që çuan në zbulimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Ata kanë gjetur në bagazhin e makinës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave myslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë.

Ndërsa në magazinën e banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Ma pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil genetik.

Ato u krahasuan dhe rezultuan të njëjta me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit të marrë me qira nga Edmond Haxhia duke provuar shkencërisht lidhjen e Harry Simpson në këtë ngjarje. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.

Veç kamerave të sigurisë, prova kryesore sipas mediave që ka policia për atentatorin Ruben Saraiva, janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “Wolsvagen golf5”. Nga to u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi  i gjetur ngjitur në traun e magazinës së shtëpisë së Edmond Haxhisë.

Ora 17:55
'Shes motor Yamaha X Max…' Si e gjeti oficeri në Google motorin që portugezi përdori për vrasjen e Ardjan Nikulaj

1682601013_5.jpg

Një oficeri policisë, pjese e grupit të hetimit, për zbardhjen e vrasjes së Ardjan Nikulajt në Shëngjin të Lezhës, ra rastësisht në gjurmët e motorit që portugezi përdori për vrasjen e 50-vjeçarit.

Burime nga mediat bëjnë me dije se një nga oficerët, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në ‘Google.al’ me fjalët “…shes motor ‘Yamaha X Max…’.

Dhe në këtë moment i është shfaqur në një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”.

Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.

Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja, por megjithëse ishte shitur njoftimi nuk është fshirë. Në postim ishte edhe numri i shitësit, të cilin e ka telefonuar më pas policia. Personi M.J i cili jeton në zonën e 21 dhjetorit, ka treguar se ja ka shitur motorin një vajzë kundrejt çmimit prej 1800 euro.

Zbulimi i emrit të vajzës, çoi në ngritjen e dyshimeve të forta se vrasja e Nikulajt kishte të bënte me gjakmarrjen. Sipas policisë rezultonte se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri.

Vajza është shoqëruar në policinë e Lezhës dhe ka pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Haxhia. Por Edmond Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Ora 16:08
Në afërsi të saj u gjetën rrobat dhe motori i përdorur nga ekzekutori portugez për vrasjen e Nikulajt, pamje nga banesa e Edmond Haxhias (VIDEO)

Policia ka nisur sërish kërkime për gjetjen e provave mbi gjurmët e Ruben Saraivas, vrasësist të Ardian Nikulajt.

Në pamjet e siguruara, shihet banesa e porositësit Edmond Haxhia, ndërsa pranë kësaj banese u gjetën rrobat dhe motor ii përdorur nga ekzekutori.

Ndërkohë forcat e policisë janë në kërkim të armës së përdorur e cila dyshohet të jetë hedhur në lumin ‘Drin’. Në banesën shihet vetëm e ëma e Edmond Haxhias.

Ora 15:11
VIDEO / Vrasja e Ardian Nikulajt, gjendet në Kakarriq motori i autorit portugez! U kap pranë banesës së porositësit Edmond Haxhia

 

Është gjendur motori i vrasësit portugez Ruben Saraiva të Ardian Nikulajt, biznesmenit në Shëngjin. Motori u gjet pranë banesës së porositësit, Edmond Haxhisë.

Njoftimi i policisë: 

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore dhe kontrollet në terren, për sigurimin e të gjitha provave që shërbejnë për dokumentimin e plotë ligjor të autorësisë së vrasjes së kryer më 19 prill, në Shëngjin.

Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesës së shtetasit të shpallur në kërkim E. H., në fshatin Kakarriq, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan motomjetin e përdorur nga ekzekutori, për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj.

Grupi i posaçëm hetimor vijon hetimet dhe veprimet në terren, në funksion të dokumentimin të plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë, Policia e Shtetit është duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, për lokalizimin dhe kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit Ardian Nikulaj.”- thuhet në njoftimin e policisë.

1682601013_5.jpg

Ora 12:33
Pjesëmarrës në vrasjen e Nikulajt, anglezi Harry Simpson me të paktën 19 precedentë penalë

 

Britaniku Harry Simpson, një prej të shpallurve në kërkim për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj rezulton me të paktën 19 precedentë penalë në Britaninë e Madhe. Ai është dënuar disa herë nga autoritetet atje.

Ora 12:10
Në arrati pas vrasjes, anglezi ‘spiun’ ndërroi rrobat në banjot e Rinasit! Portugezi ‘u arratis’ nga Kapshtica

1682590063_page.jpg

Të 6 të akuzuarit për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin menjëherë pas vrasjes kanë nisur arratisjet nga Shqipëria. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raportin se informatori anglez i cili prej ditësh qëndronte në hotelin e viktimës është pikasur nga kamerat e Aeroportit të Rinasit që në një nga tualetet të ketë hyrë dhe ka ndërruar rrobat. Ndërkohë që vrasësi portugez Ruben Saraiva është larguar nga pika kufitare e Kapshticës dhe ka mbërritur në në rrugë tokësore për në Turqi, me distancion final Britaninë e Madhe.

Ora 11:48
Vrasësi portugez 2 muaj në Kakarriq, legjenda për historinë e dashurisë së 'ndaluar' me një shkodrane

1682539650_finalprojekt.00030520.Still034.jpg

Për vrasjen Ardian Nikulaj më 19 prill më lokalin e tij, akuzohen 4 britanikë, dhe portugezi Ruben Saravia që shtiu me porosi e financim të Edmond Haxhia, kushëri i të rinjve Lekstakaj, familja në gjak me viktimën në Shëngjin. Vrasësi dyshohet se ka ndenjur për 2 muaj në fshatin Kakarriq ndërkohë që për të justifikuar qëndrimin e gjatë thuhet se i thoshte fshatarëve se ishte i dashuruar me një shkodrane por familja e saj nuk e donte këtë lidhje për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës.

Portugezi Ruben Saravia i cili akuzohet ekzekutues i Ardjan Nikualjt në Shëngjin, madje ka blerë motorin me të cilin lëviztë mes Lezhë dhe Shkodrës, ne internet nëpërmjet rrjetit te shit-blerjeve “Merrjep.al”, duke thënë se do t’ia dhuronte të dashurës për Shën Valentin.

Ora 11:26
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Porositësi u tradhtua nga një e afërme, dëshmoi lëvizjet e tij dhe të 5 të dyshuarve! Edmond Haxhia mori në Rinas të huajt! Pritet nisja e letërporosive

Gjashtë personat që kanë bashkëpunuar për të kryer vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e 19 prillit brenda lokalit të tij në Shëngjin tashmë janë në kërkim dhe po ndiqen procedurat urgjente për të dërguar letërporositë në drejtim të Portugalisë për vrasësin dhe të Britanisë së Madhe për 5 të tjerët, porositën shqiptar Edmond Haxhia dhe 4 britanikët. Ministri Manja ka thënë sot se sapo prokuroria t’i ketë gati, Ministria e Drejtësisë do t’i nisë sa më shpejt. Në orët e vona të pasdites të së mërkures, Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesen e prokurorisë, duke caktuar ndaj tyre masat e sigurisë "Arrest në burg". 

Ndërkohë që burime për Report Tv bëjnë me dije se Edmond Haxhia është tradhëtuar pikërisht nga një grua, e afërm e tij. Ajo ka treguar të gjitha lëvizjet e të akuzuarve. Ajo ka dëshmuar se të gjashtë i ka parë në fshatin Kakarriq bashkë. Ajo ka patur dijeni për prezencen e shtetasve të huaj në shqipëri dhe shoqërinë e tyre me Edmond Haxhinë, duke treguar në polici të gjitha lëvizjet e tyre. Haxhia është pikasur gjithashtu nga kamerat kur mori në aeroport 5 të huajt. Dëshmia e një gruaje, e afërm me Haxhinë, është faktuar edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë, duke çuar në zbardhjen e plotë të ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj, që deri në këtë fazë hetimesh rezulton të ketë ndodhur për shkak të hasmërisë që ai ka pasur me fisin Lekstakaj. Po verifikohen disa të tjerë si të përfshirë në ngjarje, po merren në pyetje dhe po mbahen në vëzhgim. 

Ora 11:05
Vrasja e biznesmenit në Lezhë, ministri Manja: Sapo të jenë gati, nisim urgjent letërporositë për homologët e huaj për 6 personat në kërkim

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë duke thënë se sapo të përgjatiten, do të nisin me urgjencë letërporositë për 6 autorët e dyshuar dhe të nisin puna me homologët e vendeve të tjera.

“Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit, në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar. Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar.

Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar”, tha Manja.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tori Hajdari: 28/04/2023 07:43

    RESPEKTE PER DREJTUES NIKO BRAHIMAJ QE KA RRITUR CILESINE E INSTITUTIT TE POLICISE SHKENCORE. ESHTE VLERE QE NE POLICI KEMI DREJTUES TE NIVELIT TE ZOTIT NIKO

    Përgjigju
  • Toni: 27/04/2023 18:23

    Ky injoranti ka ikur i vogel, por eshte rritur ne nje familje fshatare dhe me gojedhena se gjaku i te pareve s’harrohet. Gjithe leket qe fitoi me vjedhje e droge, i investoi ne kete vrasje . Por teknika shume amatore ! Fake dhe spiunes, policia i «  kapi » shpejt. Nese arrin t’i ekstradoje, kjo do shihet me vone. Nga ana tjeter, fisi Nikulaj, do vazhdojne betejen e nderit, qe filloi per nje mbushje serbatori makine fshataresh! Bravo !! Vazhdoni me kete mentalitet !

    Përgjigju
    • Beni: 28/04/2023 08:31

      Ju djeg komenti Tonit,e verteta eshte e hidhur,edhe me vrap te nderi familjes.I ndjeri 2 gra me nje shtepi po ksaj ca i thoni.apo vk teze

    • Malokulaj2: 28/04/2023 08:20

      Ky e ka problem me ja shkund gruan pak!Se po ja shkunde shume duartroket

    • Askushi: 28/04/2023 08:15

      Malokulaj,ke plotesisht te drejt,dhe prandaj u futu koken ne b…xhaxhi sepse ua dinte mentalitetin prej kafshe Akoma se ke kuptuar o kafshe e keqe ne cfare shekulli jeton Edhe sa per gruan,po ta q…gjeje fajin tek vetja jo te tjetri sepse ndoshta ste punon vegla.

    • Malokulaj: 28/04/2023 02:03

      Ti je ai qe dhe me te ** grun nuk te ben pershtypje sepse je rritur me fryme Perendimore, qe babai pranon dashnoret e vajzes dhe se ka fare problem. (Ishte shembull mos e merr personale)

    • Xjajajdjd: 28/04/2023 00:54

      Esht e leht t gjykosh kur se ke mbi supe ate hall hallin e botes dmth . Tung

  • Tata: 27/04/2023 17:34

    Krimineli,edhe me kostum e kollare,kriminel eshte. Pra ska te drejten e zotit te behet plak

    Përgjigju
  • Endri: 27/04/2023 14:49

    Pse nuk i ekstradokemi dot?! Te dy vendet kane ratifikuar conventen europiane te ekstradimit. Problem do ishte nese ndonjeri do kishte kombesi greke

    Përgjigju
  • zani: 27/04/2023 14:12

    Derr malokesh rrace e ndyre....

    Përgjigju
    • Derri: 28/04/2023 08:16

      Pyte i çik motren ose gruan ça menimit kane pase per derrin heren e funit qe e kane provua!

    • Shef turi: 28/04/2023 07:03

      O zani ju nga jugu jeni me te cilivizuar,mos harro 1997

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion