Të armatosur në banesë?! / 2 djem bllokohen në ballkonin e apartamentit (Pamje REALE nga ndërhyrja e policisë)

TIRANË - Dy persona të bllokuar prej disa orësh në një ballkon në zonën e Astirit vënë në lëvizje efektivët e policisë që në orët e para të mëngjesit, ndërsa me ta bashkohen dhe zjarrfikësit. Për të shpëtuar dy të rinjtë nga ballkoni në katin e 5-të zjarrfikësit të ndihmuar nga efektivët e policisë ngjiten në katin e 6 të pallatit duke u lëshuar me litar. Skena e filmuara nga kamera e trupit duket si një skenë filmi veçse ka ndodhur realisht në kryeqytet.

Në një tjetër apartament në Tiranë pronari lajmëron policinë se brenda banesës i kanë hyrë persona të armatosur për të vjedhur dhe se ata janë ende brenda të bllokuar në apartament! Efektivët e Policisë ngjiten me shkallë metalike nga ballkoni i banesës pasi dera ishte e bllokuar. Teksa futen në banesë nxjerrin armët për çdo situatë të papritur.

Ndërsa në segmentin e fundit të emisionit 112 për këtë javë ju tregojmë ndalimin nga njësia Shqiponja  të një makine në Rrugën e Elbasanit pas raportimit se në të kishe armë.

Shikoni emisionin e plotë "112" të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri për të parë përfundimin e 3 ngjarjeve të mësipërme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit

Lezhë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak soba e gatimit