Pakistan/ Persona të armatosur vrasin 11 policë! 7 të tjerë plagosen

Pakistan/ Persona të armatosur vrasin 11 policë! 7 të tjerë plagosen

Foto ilustruese

Persona të armatosur i zunë pritë një autokolone policie në provincën lindore Punjab në Pakistan ditën e sotme, duke vrarë të paktën 11 oficerë dhe duke plagosur shtatë të tjerë, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, oficerëve iu zu pritë teksa po patrullonin në një zonë të shkretë në kërkim të grabitësve që veprojnë në rajon. Policia e Punxhabit tha se personat e armatosur me gjasë ishin grabitës dhe jo militantë. 

Pakistani ka dëshmuar një rritje të dhunës dhe sulmeve të militantëve në vitet e fundit, por një numër kaq i lartë viktimash nga radhët e policisë në një sulm të vetëm është i rrallë.

Presidenti Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi lëshuan deklarata duke denoncuar sulmin dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si dëshmorë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille