Personalitet që u rritën
në jetimoret shqiptare

Personalitet që u rritën<br />në jetimoret shqiptare
TIRANE - Historia e Strehës së Parë Vorfnore nuk do të ishte e plotë dhe nuk do të kishte kuptim pa përfshirë edhe ato periudha të mëvonshme, po aq të rëndësishme që sollën një revolucion të madh në përhapjen dhe modernizimin e shumë institucioneve të tilla simotra në shumë qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Pogradec, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, etj.

Këto institucione shërbyen dhe ende vazhdojnë të shërbejnë deri në ditët e sotme për edukimin mirërritjen dhe mbrojtjen sociale të asaj kategori fëmijësh që për shumë arsye janë të privuar nga mungesa e prindërve dhe mos pasja e familjes së tyre biologjike....

Duke hedhur vështrimin në historikun e 95 - viteve të jetimoreve në Shqipëri, të gjitha këto çështje do të jenë objekt i diskutimeve, referateve, kumtesave që do të sjellin historianët, studiuesit, psikologët dhe shumë specialistë dhe profesionistë të fushave të pedagogjisë, të ftuar në këtë simpozium shkencor.

Ekspozita me titull “Sfidat e Humanzimit”, do të jetë një dokument i rrallë me foto dhe të vërteta historike për krijimin e “Strehës së parë Vorfnore”, që vjen si një testament i rrallë nga Patriotët dhe humanistët e shquar të asaj kohe.

Dua të theksoj se historia e krijimit të shtëpisë së parë të jetimëve i përket vetëm një emri, atdhetarit të flaktë, diplomatit të shquar dhe humanistit shumëdimesnional Reuf Fico.

Në këtë ekspozitë do të shfaqet për herë të parë nëpërmjet fotove tepër interesante dhe dokumenteve të vyera e të pashfaqura më parë, historia ku do dëshmojë se si lindi ideja dhe më pas si u krijua “Streha e parë Vorfnore” nga ky personalitet i lartë i asaj kohe.

Më janë dashur shumë muaj punë për marrjen e fotove dhe të dokumenteve në arkivin e shtetit për këtë ekspozitë e cila do të dëshmojë për herë të parë rrugëtimin e jetimëve, jetën dhe momentet më të bukura të jetuara në Strehën Vorfnore atje ku kanë jetuar dhe kanë qenë me statusin e jetimit edhe figura të mëdha të kombit shqiptar.

Ndër këto personaliteteve do të veçoja Piktorin e madh Ibrahim Kodra, Skulptori i Popullit Qamil Grezda, dramaturgu dhe aktori Besim Levonja, akademikun e nderuar Bedri Dedja, aktorët e mëdhenj Serafin Fanko, i madhi Kadri Roshi, Margarita Xhepa, Violeta Manushi, Anton Çezari, Viktor Zhusti, Mark Topallaj, aktor dhe regjisor i filmit shqiptar, trajneri i Kombëtares Bejkush Birçe, si edhe personalitete të tjera të kulturës si Eno Koço, Nina Mula, shkrimtari Petraq Qafëzezi që krijoi romanin e parë për jetimët, “Bonjakët”, Fadil Zeqiri, shkrimtar, Ferhat Cakaj, shkrimtar, këngëtarja Ema Qazimi, poeti Jorgo Papingji, piktori Shyqyri Sako, balerina e parë shqiptare Zoica Hoxha, spikeri i parë i lajmeve në Shqipëri Kiço Fotiadhi, si edhe të tjera figura të ndritura.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 18.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi

Hamasi-Izraeli fajësojnë njëri-tjetrin për mosarritjen e një marrëveshjeje armëpushimi