TIRANË - Personalitete të jetës politike shqiptare si dhe Krerë të Komuniteteve të ndryshme fetare kanë uruar në selinë e shenjtë të Katedrales Ortodokse në Tiranë, festën e Pashkës, pra ringjalljen e krishtit.
.Kreu i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj uroi festën e pashkëve për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Nga Katedralja Ortodokse "Ngjallja e Krishtit", uroi paraditen e sotme edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Sipas Metës, sakrifica është rruga që të çon tek dashuria, falja dhe mirësia.

"Është kënaqësi e veçantë të uroj të gjithë besimtarët për Pashkën Ortodokse, në këtë ditë të shenjtë e cila na sjell në mëndje vlerat e besimit dhe të sakrificës. Gëzuar këtë festë e cila është e të gjithë qytetarëve, falë harmonisë së shkëlqyer fetare që kemi", tha Meta.
Ndërkaq, Kreu  i Kuvendit ftoi të githë Shqiptarët te besojnë se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja./ATSH/