Xhezair Zaganjori prej dje nuk është më aspirant për kandidat për President të Republikës. Nuk arriti as të bëhej kandidat zyrtar, sepse gjithë ajo aleancë 74 votëshe PD-LSI-PR-PDIU nuk i dha as 20 firmat e duhura për ta zyrtarizuar. Ai vetë, vetëm pak ditë pasi kishte lypur vota mediatikisht apo politikisht në televizone dhe seli partish, dje deklaroi tërheqjen. Po prej kujt u tërhoq? Zaganjori prej një jave është I vetëdeklaruar kandidat, nuk u bë kandidat dhe kur fliste kishte staturën dhe detyrën e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, madje prej mëse një vit pa mandat zyrtar. Por rasti i tij është më “fatlumi” ndër disa raste të tjerë personalitetesh zyrtare të jetës së vendit, që trajtohen thjesht se letra lakmuesi për të matur nivelin e aciditetit që prodhon politika ndaj emrave të përfolur. Në rastin Zaganjori, gjyqtari kushtetues u bë letra e kuqe, që tregonte nivelin e lartë gërryes të aciditetit mes palëve politike në procesin e kandidaturave për president: PD dhe aleatëve të saj në qeverisje që e morën me përdhunë për të testuar se çfarë reagimi do të sillte kandidatura e tij nga ana e partive të opozitës si dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Zaganjori nuk është i vetmi dhe nuk do të jetë i fundit nëse politika shqiptare kështu do të trajtojë ngjarje dhe persona të rëndësishëm siç është zgjedhja e kreut të shtetit dhe figura që e pretendon. Prej gati një dekade kështu janë trajtuar disa figura, paçka se ato në mënyrën e tyre përfaqësojnë diçka në këtë vend, kanë karrierat e tyre, kanë jetëshkrimin e tyre profesionale, familjare dhe ajo që është më e rëndësishmja integritetin e tyre moral. Zaganjori është viktima e fundit e cënimit të këtyre parametrave: gjithkush e kupton se si ndjehet ai pas raundit të tretë, nul juridik në Kuvendin e Shqipërisë, ku emri i tij u përdor dhunshëm për të acaruar nervat e opozitës, për të testuar reagimin negativ të BE-së dhe të ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë. Përpara familjarëve, të njohurve, miqve dhe kolegëve ai është letër lakmuesi i radhës i përdorur nga politika.
Siç bënë me juristin e mirënjohur Aleks Luarasi, diplomatin Artur Kuko apo ushtarakun e karrierës Arjan Zaimi. Të gjithë të keqpërdorur dhe të shpërdoruar, thjesht për të parë se çfarë reagimi do të marrin, jo pse janë ata që janë, por se janë propozuar për të qenë të tillë-letër lakmuesi.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com