Personat me aftësi të kufizuara, në mbledhjen e 5- të të këshillit kombëtar të personave me aftësi të kufizuar i parashutuan qeverisë një sërë shqetësimesh që lidhen me varfërinë në të cilën jetojnë, pamundësinë për tu arsimuar, burokracitë institucionale, mungesën e infrastrukturës dhe mos zbatimin e ligjeve për shërbimet ndaj tyre.
Afërdita Seiti dhe Suela Lala, përfaqësuese të PAK, shprehën edhe shqetësimet e tyre.
“Duhet të ketë struktura që të ndjekin çështjet e personave me aftësi të kufizuara dhe nuk ka të tilla dhe provë e kësaj gjëje është VKM-ja për aksesueshmërinë e fundit të vitit 2015, 1074 në mos gaboj e cila i jep detyrimin të gjithë institucionet publike dhe private të hartojnë një draft apo plan për marrjen e masave për eliminimin e barrierave dhe ne dimë sot që asnjë bashki, duke përfshirë edhe bashkinë e Tiranës nuk e ka një plan të tillë”, tha Lala.
“Sepse sot ky ligj i ka dhënë mundësinë të funksionojë linja e mbështetjes së shërbimeve së bashku me pushtetin vendor të bëhet bashkë dhe të bëjnë financimin e shërbimeve. Ne presim si qendra që japim shërbime megjithëse na është thënë në vazhdimësi që do t’iu ndihmojmë, do t’iu ndihmojmë që shërbimet që ju i keni që shërbime kaq bashkëkohore dhe kaq cilësore të financohen, deri më sot nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe kjo gjë nuk është bërë”, tha Seiti.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka pranoi se ende ka shumë për të bërë dhe se synimi është larg.
“Dhe pse jemi të ndërgjegjshëm që buxhetet janë akoma të pamjaftueshme e për pasojë politikat nuk arrijnë të japin ende rezultatin që duam”, tha Xhaçka.
Zv ministrja e Arsimit Nora Malaj tha 3200 fëmijë me aftësi të kufizuar mësojnë në shkollat e vendit.
“Mënyra se si ne duhet të ndërtojmë statistikat për këtë kategori të fëmijëve, dhe për mënyrën sesi duhet ti japim dhe ti ofrojmë shërbime në sistemin e arsimit parashkollor dhe parauniversitar dhe universitar”, tha Malaj.
Grupet e interesit e kërkuan vetë këtë takim dhe madje u shprehën se institucionet duhet të marrin seriozisht kërkesat e tyre për të dalë nga gjendja e mjerimit në të cilën ndodhen.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO