Personat që gërhasin kanë më shumë gjasa të shkaktojnë aksidente se të tjerët, theksojnë mjekët e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Ataturk” në Erzurum të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Gërhitja duhet të merret seriozisht, sepse kjo është një lloj i çrregullimit në sistemin e frymëmarrjes", tha prof. Dr. Ozgur Yoruk. Ai shtoi se kanë takuar shumë pacientë të cilët kanë përjetuar probleme familjare për shkak të gërhitjes
Gërhitja është një problem serioz që çon në aksidente rrugore, mungesë të përqendrimit, çrregullime të personalitetit, madje edhe çrregullime psikiatrike. Personat të cilët kanë probleme me gërhitjen dhe frymëmarrjen nuk mund të ngopen me gjumë.
"Kemi shoferë të cilët vazhdimisht janë në rrugë. Një person i cili nuk mund të ngopet me gjumë dhe nëse niset në rrugëtim në këtë gjendje, nuk mund të përqendrohet mjaftueshëm në drejtimin e automjetit. Pse shoferi të flejë gjatë drejtimit të automjetit? Sepse ai nuk mund të flejë natën, pasi që ka probleme, ose për shkak se nuk ka ajër të mjaftueshëm në trup për shkak të gërhitjes. Shoferi i cili me gjumë të pamjaftueshëm nuk ka energji dhe humb kontrollin e automjetit, i cili është shkaku i aksidenteve në trafik", tha Yoruk.
Shihet që pacientët të cilët gërhasin kanë më shumë probleme me obezitetin. Mjekët thonë se kjo ndodh për shkak të formimit të një hormoni të ri që ndikon në shtimin e peshës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com