Personazh/ Jeta e vështirë e blegtorëve në Has! Dina: 3 km çdo ditë për të kullotur delet, edhe maleve u kanë dalë pronarët

Petrit Dina, është ndër të paktët blegtorë në fshatin Gjinaj të Hasit. Dikur në këtë zonë kishte mbi 3 mijë krerë bagëti të imta, tashmë kanë mbetur më pak se një mijë. Petriti bashkë me të birin mbajnë 40 dele, 30 dhi e 10 lopë. Shesin qumështin e mishin dhe janë të kënaqur pavarësisht se përballen me vështirësi. Më kryesorja sipas tij është mungesa e kullotave.

Çdo ditë Petriti detyrohet të ecë 3 kilometra në aksin nacional Kukës-Has duke rrezikuar dhe jetën, pasi automjetet lëvizin shpejt. Por nuk vend tjetër për të kullotur bagëtitë, pasi siç ai shprehet edhe maleve u kanë dalë pronarët.

“Edhe pyjet janë duke i zënë çdo ditë. S’ke ku shkon vetëm në rrugë makinës. S’ke ku ti mbash.Pyjet janë dëmtuar por dhe janë zënë nga privatët. Nuk ka ngel gjë mo. Bëj 3 kilometra rrugë deri këtu vetëm në rrugë makinë. Tre kilometra me i kullotë. Edhe rruga është rrezik. Ti shkel makina. Kështu ka rreziqe të mëdhaja”.

Petriti është baba i 5 fëmijëve, dy prej të cilëve në emigrim. Edhe vetë e ka provuar emigrimin në Greqi por është kthyer për t’iu përkushtuar punëve në fshat. Tregon se ka përfituar subvencione nga shteti por ato janë të pamjaftueshme. Sipas tij, shkaku kryesor i largimit të të rinjve është pikërisht mungesa e mbështetjes si për mbarështimin e të imtave ashtu dhe për gjetjen e tregjeve për qumështin e mishin.

“E vështirë është se ato (delet dhe dhitë) nuk dojnë me ditë a ka shi a ka borë. Ato duan të kullosin. Bazën ushqimore më shumë e bëjmë në Kosovë. Kosova është një çikë më lirë. Ka shumë vështirërsi. Shteti duhet me na ndihmuar më shumë. Me dhënë subvencione e gjëra të tjera për me u zhvillu blegtoria. Të rinjtë nuk e duan fare këtë punë. Nuk vijnë të rinjtë. Ikin në emigrim. Dy djemtë më kanë ikur në emigrim. Nuk ka edhe punëtorë. E vështirë është por nëse punon nxjerr diçka të ardhura. Siguroj të ardhurat e familjes. Subvencione na kanë dhënë por nuk mjaftojnë”.

Referuar të dhënave zyrtare nga Shërbimi Veterinar në Kukës në shkalle qarku aktualisht numerohen 20 mijë krerë gjedhe dhe 45 mijë krerë të imta. Nga 45 mijë krerë të imta,30 mijë janë dele dhe 15 mijë krerë dhi. Në Qarkun e Kukësit janë të regjistruar me NIPT 860 fermerë që merren me blegtori dhe bujqësi. Sipas Drejtorisë së Bujqësisë për vitin 2024,  gjithsej 860 fermerë kanë bërë aplikime tek AZHBR. Nga këto për nafte kanë aplikuar 110 fermerë ndërsa tjetër për blegtori.Të gjithë fermerët aplikues të vitit 2024 janë financuar.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit