Personazhi i 'heshtur' i vitit në Shqiptarja.com: 'Koha e sotme nuk do të tillë heronj...që nuk duan pasuri me çdo kusht (sidomos pa punuar)'

Personazhi i 'heshtur' i vitit në Shqiptarja.com: 'Koha e sotme nuk do të tillë heronj...që nuk duan pasuri me çdo kusht (sidomos pa punuar)'

Mjekja pediatre dhe psikologia, Lira Gjika

Nëse hap profilin e saj në Facebook, gjen këshilla falas të vlefshme për shumë prindër të rinj, se si duhet t'i rrisin shëndetshëm fëmijët e tyre, veçanërisht në aspektin psikologjik. Lira Gjika nuk është një pediatre dhe psikologe si shumë të tjerë. Profesionin që ka zgjedhur duket ta ketë një pasion që e shoqëron në çdo ditë të jetës së saj. Është gjithmonë në shërbim të njerëzve duke dhënë intervista për gazetarët, por edhe në mungesë të tyre, e ka gjetur hapësirën në rrjetet sociale me këshillat e saj mjaft të vlefshme. Në Shqiptarja.com janë të shumtë shkrimet që mbajnë "firmën" e saj, të cilat janë marrë nga rrjetet sociale dhe janë ka sjellë pranë lexuesve, duke marrë vëmendjen maksimale të tyre.

Shumëkush ka ngritur pyetjen se cili ishte personazhi i vitit që lamë pas. Një personazh që ka lënë gjurmë në kujtesën tonë. Për lexuesit e Shqiptarja.com ky personazh është pikërisht mjekja pediatre, Lira Gjika.

Por si arritëm në këtë përfundim?

Shqiptarja.com ka përzgjedhur 10 lajmet më të lexuara të vitit 2019 që lamë pas. Nga ngjarjet krimianale, tërmeti i 26 nëntorit, e deri tek "çmenduria" e Mihal Kokëdhimës, ajo që merr vëmendjen e të gjithëve në mesin e këtyre lajmëve të bujshme, është Lira Gjika.  Por këtë radhë, ndryshe nga këshillat dhe orientimet mjaft spikatëse që jep për kujdesin prindëror ndaj fëmijëve, shpesh herë të tepruar me ndikim negativ tek ta, Lira Gjika më 18 gusht të 2019-ës na dha edhe lajmin e hidhur të humbjes në  heshje të një prej emrave më të spikatur në mjekësinë dhe pediatrinë shqiptare, Vitore Fico, duke e kthyer në lajmin e 7 më të lexuar nga 10 të tillë përzgjedhur për 2019-ën.

Fico ishte ndarë nga jeta rreth një muaj para gushtit, por u mësua vetëm pas statusit në Facebook të bërë nga pediatrja Lira Gjika. E përshkruante si "Herkulin" grua të kohërave moderne që ka shpëtuar nga vdekja qindra fëmijë.  Edhe në këto radhë të gjata për Vitore Ficon, Lira GJika gjen fjalët e guximshme ndaj një shoqërie që nuk i dha vendin e duhur mjekëve e pediatërve të mëdhenj që lufruan kundër varfërisë e injorancës siç ajo thotë, në edukimin e fëmijëve.  "Por koha e sotme nuk do të tillë heronj, të cilët edukojnë dhe emancipojnë dhe për më tepër, që nuk duan reklamë dhe pasuri me çdo kusht dhe sidomos pa punuar", janë fjalë që veçojmë nga ato se çfarë thoshte Lira GJika, ndërkohë më poshtë ju sjellim të plotë statusin e saj më 18 gusht 2019.

"Po ecja në rrugën "Myslym Shyri", pranë tabelës që lajmërojnë vdekjet e njerëzve, kur, pashë një foto dhe nuk i besova syve , ishte fotoja e një personi shumë të çmuar për mua. Ishte lajmërimi për ikjen nga kjo jetë e një nga emrave më të spikatur të mjekësisë dhe pediatrisë shqiptare, të gruas më moderne në Shqipëri, Dr Vitore Fico. Kishte një muaj që kishte ikur. Kjo grua e madhe, që nuk është më, që kishte bërë atë, që nuk arrinin ta bënin as nënat, kishte luftuar me distrofinë dhe atrofinë e fëmijëve dhe kishte shmangur vdekjen e sigurt. Ajo, Vitore Fico, i kishte rrëmbyer vdekjes me qindra fëmijë. Ajo, Herkuli femër i kohëve moderne të Shqipërisë, ishte përballur me vdekjen dhe kishte fituar, pa asnjë ndërhyrje hynore dhe kompromis, por me zemrën e saj të madhe dhe profesionalizmin e saj të pashoq. Kisha besuar, se, kur kjo grua të largohej nga kjo jetë, kjo pediatre e shkëlqyer, të paktën gjysma e Shqipërisë, duhet të qante. Mesa duket Shqipëria akoma nuk ka mësuar të qajë, por për kë ka qarë Shqipëria, që të qante për Vitore Ficon? Shqipëria ka patur mjekë e pediatër të mëdhenj që i mësuan se fëmijët janë njerëz dhe, jo thjeshtë të vegjël, që nuk marrin vesh. Është lufta titanike e pediatërve shqiptarë, me në krye profesor Selaudin Bekteshin, dr Hamdi Sulçebe, dr Jorgji Jorgoni, dr Kostandin Kauri, dr Roza Buda, dr Xhanfise Bashha, dr Emil Cimbi, dr, Rashela Cikuli e shumë të tjerë të cilëve u kërkoj falje për mosnominimin, që luftuan prej vërteti, si titanët, kundra injorancës së thellë të kohës dhe varfërisë. Këta gjigantë, që mbase tani askush nuk i njeh, kanë punuar dhe luftuar me edukim në këshillimoret e fëmijëve të Tiranës e Shqipërisë, por koha e sotme nuk do të tillë heronj, të cilët edukojnë dhe emancipojnë dhe për më tepër, që nuk duan reklamë dhe pasuri me çdo kusht dhe sidomos pa punuar. Ata ishin nga brumë, që i bënte ta donin tjetrin si veten dhe, se vetja është shumë e çmuar. Unë hyj te brezi që pati fatin të jetojë me personalitete të tilla dhe duke perifrazuar Platonin e madh, po falenderoj Perëndinë që më bëri të jetoj me njerëz të tillë, pikërisht në kohën e duhur. Lamtumirë Dr Vitore Fico, të jam mirënjohëse për gjithë jetën time që më ofrove miqësinë tënde', shkruan Gjika.

10 lajmet me te lexuara ne Shqiptarja.com

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Marsel: 06/01/2020 21:41

    Lira e meriton eshte kenaqesi te lexosh informacionin qe percjell. Shqiperise i duhen heronj te tille jo pushkatare e luftetare

    Përgjigju
  • redi: 06/01/2020 19:04

    Lira Gjika dhe bashkshorti Ed Gjika jane dy mjek te mrekullueshem dhe dy njerez humanitar dhe shembull i kultures qytetare . Ku do ishte Shqiperia sikur si keto te ishin te pakten 20 % te shqiptareve. Suksese Lires dhe paste nje vit te mbare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë