Personazhi qesharak që kemi për president!
Foto e postuar sot (26 shkurt) nga Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin
Ndërsa krejt bota prej ditësh është e shokuar nga lufta në Ukrainë, e cila rrezikon jo vetëm të prishë balancat gjeopolitike, por të godasë secilin prej nesh, emocionalisht po se po, por mbi të gjitha ekonomikisht, ka një njeri që shfaqet duke pozuar i buzëqeshur dhe që na uron një fundjavë të mbarë.
Nuk është ndonjë personazh dosido, se të ishte i tillë, nuk ja vlente të përmendej fare.
Jo, është presidenti i Shqipërisë!
Është i vetmi president në botë, që del duke u zgërdhirë në foto këto ditë, bashkë me të shoqen, për të na treguar se janë duke kaluar një fundjavë të këndshme, duke marrë rreze dielli, pasi ka kaluar një javë të ‘stresuar’, sa duke mbledhur Këshillin Kombëtar, sa duke na paralajmëruar për gjëmën që do të na ndodhë nga lufta në Ukrainë, me rritjen e çmimeve të produkteve të përditshme.
As Maduro apo Assad, të vetmit që kanë përshëndetur luftën e Rusisë në Ukrainë, nuk janë shfaqur si ky gjytyrumi jonë dhe kanë ruajur njëfarë serioziteti në publik, duke mos e shprehur kënaqësinë e tyre të kuptueshme, që “tigri rus” po i tregon dhëmbët Perëndimit.
Tani kuptohet, askush nuk pret nga presidenti i Shqipërisë fjala vjen të dalë në foto me armë në dorë, për të na dhënë kurajo që të mos kemi frikë, as të postojë ndonjë foto nga zyra, për të na treguar se është në punë duke menduar si mund të gjendet një zgjidhje për krizën ekonomike që mund të godasë vendin tonë.
Kjo do të ishte e tepërt, edhe pse në fakt ai ka dalë në foto edhe me qenë e mace, dhe nuk do të ishte çudi që të postonte edhe ndonjë foto me kallash në dorë (po ndoshta s’i ka shkuar në mëndje).
Por minimumi që mund të bëjë, është që këto ditë të vështira të ruajë seriozitetin e postit që mban, se boll e ka përdhosur.
Të mos e shfaqë të paktën publikisht gëzimin që Rusia po i tregon “vendin” Perëndimit dhe SHBA-së dhe për të e aleatët e tij të korruptuar në Tiranë, që janë shpallur apo presin të shpallen “non grata”, po vijnë ditë me diell, se ky është thjesht një iluzion.
Se as ai, as të ngjashmit e tij, vështirë se mund të ringjallen nga rrënojat e luftës në Ukrainë!
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7746
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Kushërira e Kryemadhit shkon në gjykatë për të mbrojtur të birin, Ardian Kona: Është ‘viktimë’ ka firmosur pa dijeni për 13 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit
22 Nëntor, 13:13
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Nga Ylli Pata: Cilat janë pasojat politike të çështjeve penale ndaj Berishës dhe Metës?!
20 Nëntor, 20:53
-
Sekuestrimi i vilave të Kryemadhit/ Juristi Romeo Kara: Të shkulet me rrënjë kjo e keqe! Pa lënë pas dore partitë e tjera! Janë miliarda euro, t'i kthehen popullit
20 Nëntor, 18:08
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Apeli i GJKKO-së s'e nxorri nga burgu, i sekuestruan vilat, Meta udhëzon nga qelia Partinë e Lirisë: Nisni protesta periodike kundër SPAK
20 Nëntor, 17:44
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
19 Nëntor, 12:42
Kemi president ne.? Ne kemi vec nje koqekanari.
PërgjigjuPer tu shenuar: shihni me sa perdellim bucja shikon ufon..
PërgjigjuPo pse mor zotni gazetar nuk duhet me e gzu familjen ton ne dhe me i uru fundjave te mire te qeshur dhe te kendshme njerezve sipas teje? Me shum se cdo here sot na duhet te qeshim!
PërgjigjuKokren e legenit PRESIDENT thuaj, se për qesharak e dimë që eshte...
Përgjigju