Personeli i “Vodafone Albania”
dhuron gjak për talasemikët

Personeli i “Vodafone Albania” <br />dhuron gjak për talasemikët
TIRANE- Të sëmurët talasemikë kanë nevojë të vazhduar për gjak në mënyrë që të kenë një jetë normale. Por për të plotësuar nevojat e tyre me gjak nevojitet edhe një ndërgjegjësim më i madh i qytetarëve për ta dhuruar atë në ndihmë të të sëmurëve. Një akt i tillë dhurimi për këta pacientë është bërë në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë dhe Ditës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, nga punonjës të “Vodafone Albania”. Dhurimi i gjakut në këtë ditë të veçantë për ta, synon t’i vijë në ndihmë fëmijëve që vuajnë nga talasemia.

Kjo është hera e shtatë që punonjësit e “Vodafone Albania” i përgjigjen thirrjes së “Kryqit të Kuq Shqiptar” për dhurim vullnetar të lëngut të jetës, i cili për fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sëmundja e talasemisë është me rëndësi jetike.

Dhurimi i gjakut u krye gjatë gjithë ditës së djeshme në mjediset e Zyrave Qendrore të “Vodafone Albania” ku numri i vullnetarëve (punonjës dhe familjarë) ishte tepër i madh dhe ky akt human i punonjësve të “Vodafone Albania” synonte që krahas dhurimit të gjakut të përçonte sa më gjerë në komunitet sensibilizimin mbi rëndësinë jetike të dhurimit të gjakut dhe të nxitjes së kësaj kulture në Shqipëri.

Drejtoresha e Burimeve Njerëzore në “Vodafone Albania”, Alma Varfi tha se ky akt human është bërë tashmë traditë për kompaninë “Vodafone” që prej 7 vitesh.

“Më lejoni që në emër të fëmijëve që ju po iu ktheni buzëqeshjen edhe gëzimin e jetës, të shpreh mirënjohjen për përkushtimin tuaj. Jam gjithashtu tejet e kënaqur të vërej se nisma jonë po gjen akoma dhe më shumë mbështetës vit pas viti. Përfaqësues të medias, ju falënderoj që jeni këtu jo thjesht për t’i treguar publikut një rast të mirë të përgjegjshmërisë sociale, por më e rëndësishmja për të ndihmuar që të gjithë së bashku të japim një mesazh të fortë ndërgjegjësimi të gjithë shoqërisë, për të qenë akoma dhe më e kujdesshme dhe e vëmendshme ndaj grupeve në nevojë, sidomos ndaj fëmijëve talasemikë, të cilët mund të jetojnë jetën e tyre vetëm përmes solidarizimit të plotë të shoqërisë për t’i ndihmuar dhe mbështetur”, shtoi Alma Varfi.

Shqipëria është e prekur ndjeshëm nga sëmundja e talasemisë. Në vendin tonë, numërohen mbi 500 individë talasemikë. Këta fëmijë marrin një herë në tre javë një flakon gjak. Moshat e rritura zakonisht marrin 2 flakone gjak. Në rast se ky gjak nuk sigurohet jeta e tyre vihet në rrezik. Për të plotësuar nevojat e njerëzve për gjak, në vit nevojiten rreth 35 000 njësi gjaku.

Për të arritur këtë, komuniteti ka nevojë të sensibilizohet dhe të marrë informacionin e nevojshëm. “Kryqi i Kuq Shqiptar” është angazhuar seriozisht në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut pa pagesë që nga viti 2005. Veprimtaritë në këtë fushë përbëjnë një nga drejtimet kryesore në fushën e shëndetit.

Ndërkaq kompania “Vodafone Albania” çdo vit kompania cakton fonde të konsiderueshme në projekte për mbështetjen sociale.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK