‘Gadishmëri e lartë për të ndihmuar vendin pas tërmetit’, Cakaj takon zyrtarin e lartë amerikan

‘Gadishmëri e lartë për të ndihmuar vendin pas tërmetit’, Cakaj takon zyrtarin e lartë amerikan

Në kuadër të Takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Philip Reeker

Takimi u përqendrua në diskutime që lidhen me  çështje të interesit të përbashkët, Kryesinë Shqiptare të OSBE-së për vitin 2020, si dhe perspektivën e hapjes së negociatave për Shqipërinë, situatën në Ballkan.

Ministri në Detyrë Cakaj  u shpreh në një status në Facebook: “Po ashtu, diskutuam lidhur me prioritetet dhe planin e veprimit të Shqipërisë në kuadër të Kryesimit të OSBE-së 2020! Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetjen e tyre absolute në këtë angazhim tejet të rëndësishëm ndërkombëtar për vendin tonë!”

Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit shprehën përkushtimin për të thelluar bashkëpunimin  mes dy vendeve dhe për të intensifikuar komunikimin në kontekst të OSBE-së e jo vetëm. 

Sa i përket tërmetit që tronditi Shqipërinë në 26 nëntor, Cakaj theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehin jo vetëm solidaritetin e plotë, por edhe gadishmërinë e lartë për ta ndihmuar Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë