Një qytetar në Shkodër e ka pësuar pasi nuk hodhi qeset me plehra në kosh. Në këtë video shihet momenti kur qytetari shfaqet me dy qese me plehra në duar, afrohet pranë koshit të mbeturinave por dy qeset i lë në tokë.
Ky moment u pikas nga një patrullë policie, e cila ndaloi dhe e ktheu qytetarin në mes të rrugës për të marrë qeset dhe për t’i hedhur brenda në kosh. Ngjarja ndodhi në një nga zonat e frekuentuara të qytetit, në qendër të qytetit të Shkodrës.
Qytetari më pas është shoqëruar në Polici dhe i është vendosur edhe një gjobë në vlerën 15 mijë lekë të rinj.
Komente












Ah normale! Mentalitet tipik i idiotëve, po e pati vendosur Edi Rama koshin unë nga inati i lë jashtë, po ta kishte vendosur PD-ja atherë po, do t'i hedhja brënda në kosh. Servila partiakë që të vrasin për partinë, budallenjë të pa edukatë, që qajnë më shumë nëse vdes "lideri i tyre suprem" sesa për familjarët e tyre!.
PërgjigjuQe eshte idiot dhe nuk hedh dot dy qese ne nje kazan te hapur…..eshte Qe e meriton gjoben…..patjeter Qe Po. Por shoqerimi ne Polici Pse? Ndoshta kundershtim I Forcave te Rendit???? Se mos na Vjen Internimi mbas kesaj
PërgjigjuSa do të më kishte pëlqyer që policia jonë të kapte kështu edhe atentatorët vrasësit,kriminelët.
PërgjigjuBravo. Kështu edukohen njerzit.
Përgjigju