Një 44-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Klos pasi kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës Ura e Vashës, pranë të cilit ndërtoi edhe një ndërtim pa leje një objekt ngjitur me urën.

Objekti u zbulua nga kontrollet e policisë për parandalimin e krimeve mjedisore. 44-vjeçari është në akuzë për 2 vepra penale, shkatërrim i veprave kulturore dhe ndërtim i paligjshëm.

"Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos. Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”. Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon", njoftoi Policia. 

Ura e Vashës, me mbi 300 vjet histori, ndodhet në fshatin Fshat të Klosit, me një hark karakteristik, monument kulture që në vitet ’80.