Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në përurimin e dy godinave të reja në Qytetin Studenti, që do shërbejnë si konvikte. Rama kujtoi në fjalën e tij protestat e studentëve 5 vite më parë, të cilat kthyen vëmendjen e qeverisë ndaj investimeve në arsim dhe infrastrukturës për studentët.
Ai shton se qeveria po mban premtimet që ndërmori atëherë dhe po vijon po me ato projekte.

'Falenderime për të gjitha ata që punuan dhe kanë realizuar këto zhvillime të reja domethënëse në Qytetin Studenti. Dua të kthej kokën tuaj prapa dhe t’ju kujtoj se edhe pse protesta e studentëve e disa viteve më parë, ka mbaruar me kohë dhe mbase për shumë është harruar ne vazhdojmë të punojmë duke i qëndruar besnik angazhimeve të marra dhe të bëjmë pikë për pikë çdo gjë që e kemi premtuar. Natyrisht, gjërat për të gjithë ata që e dinë, gjërat nuk arrijnë sa hap e mbyll sytë. Punët nuk arrihen si muhabetet në televizor apo komentet në facebook. Shpesh nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar. Kërkojnë kohë dhe mundësi.'
Ndërkonë vitin e ardhshëm, të gjitha shkollat publike 9-vjeçare në Tiranë do të kenë të përfshirë dhe drekën duke ju dhënë mundësi fëmijëve të qëndrojnë në shkollë deri në orën 16:00.
Për të vënë në jetë dhe projektin më të ri të përbashkët, mes qeverisë dhe bashkisë, që në shkollat 9-vjeçare të fusim edhe ushqimin e drekës dhe të krijojmë mundësinë për të pasur më shumë komunitet, në sensin edhe më shumë jetë sociale mes fëmijëve, për të pasur më shumë kapacitet që prindërit në momentin që lënë fëmijën në mëngjes në shkollë, të mos e kenë kokën mbrapa dhe të detyrohen pastaj të merren vesh me njëri-tjetrin, kush do e lërë punën për të shkuar e për ta marrë fëmijën për ta çuar në shtëpi, po të bëjnë punën e tyre me orë të plota. E nga ana tjetër, patjetër edhe për të lehtësuar nga pikëpamja financiare një pjesë të familjeve që nuk e kanë shumë të lehtë jetën e tyre të përditshme ekonomike.
Lajmi kryesor:
Përurimi i dy godinave në Qytet Studenti, Rama: Bashkia e Tiranës, lokomotiva e zhvillimit në të gjitha drejtimet! Opozita 'shejtan' po uajnë rolin e hudhrës
G.K/S.G/Shqiptarja.com
