Përurohet “Shtëpia e gjetheve”
Rama: Hallkë e zinxhirit BunkArt 1 e 2

Përurohet “Shtëpia e gjetheve”<br />Rama: Hallkë e zinxhirit BunkArt 1 e 2
TIRANE-Kryeministri Edi Rama e cilësoi muzeun më të ri të hapur dje në Tiranë “Shtëpia e Gjetheve”, një shtëpi ku fshihet një thesar i kujtesës sonë kolektive.

Gjatë promovimit kryeministri Rama u shpreh se ky muze është një vijim i muzuemeve të kujtesës pas çeljes së BunkArt e BunkArt 2.

Rama theksoi se “Nga Bunkart 1 dhe Bunkart 2 deri sot tek ky muze, për nga gjithë procesi, nga përfshirja e njerëzve që i dhanë jetë dhe nga muzeografia si themel i punës së bërë, është pa dyshim guri më i çmuar i kurorës”.

“Ky muze është një thesar që na jep mundësi të zbulojmë pjesë të tjera të këtij mozaiku që mbeten për të zbuluar me ngjarje, personazhe, lidhjen e shtetit me njerëzit, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës. Për shumëkënd për fat të keq këto hapësira janë si rikthim i errësirës, ndërsa për mua hedhja e dritës në këto errësira është ushqimi i shpresës që lidhet me plotësimin e vrimave të zeza të kujtesës sonë kolektive dhe të gjithsecilit. Muzeu lindi si një klinikë për lindje, u shndërrua më pas në një ndërtesë që për ne që e kemi jetuar qytetin ne një periudhë më pak të rëndë se sa kur Dauti (Daut Gumeni, ish i burgosur politik, shkrimtar dhe diplomat,) filloi shkollën e partisë, ishte një prezencë shumë misterioze me një oborr të pakapërcyeshëm dhe e fshehur mes gjithë atyre perdeve me gjethe.

Ajo që unë mësova nga eksperienca e “bunkart 1 dhe “2 është raporti fizik me kujtesën si një mundësi për t’ju treguar më të rinjve apo vizitorëve të huaj që skanë qenë pjesë e kësaj historie një histori që sa më shumë vitet ikin, as më pak ne që e kemi jetuar e besojmë deri në fund. Ndaj besoj që deformimi i madh i gjithë këtyre viteve, mungesa e vullnetit për ta parë këtë pjesë të historisë sonë me sytë e të vërtetës dhe për të kuptuar se shytë e të vërtetës janë shumë të rëndësishme për shtetin , s’mund të luftohen dot me kundër propagandë. Por me takime fizike mes njerëzve dhe kujtesës kolektive. Është një pasuri e madhe që sot kthehet në funksion të këtij procesi duke dhënë mundësinë të gjithëve të kenë një takim fizik me të shkuarën dhe ta përballin pa ndërmjetës, pa përkthyes, të cilët bëjnë secili përkthimin e tyre në funksion të axhendave politike dhe pastaj personale”, tha Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se “është e domosdoshme që ne të përputhim raportin tonë me të shkuarën në funksion të së ardhmes, shpesh herë kemi qenë dëshimtarë sesi regohet ndaj këtyte projekteve”.

[gallery]22408[/gallery]

Kumbaro
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, theksoi se “në korrik të 2014-ës mendova se e kisha kaluar tmerrin e përgjimit të diktaturës. Por vitet ’90-të hoqën zvarrë këtë histori me emra spiunësh dhe dosjesh”. Unë, vijoi ajo, i përkas brezit të çimkave, kur të gjithë përgjonin të gjithë. Duke folur për shndërrimin e kësaj godine në muze, Kumbaro tha se “kjo ndërtesë u ngrit si klinikë obstetrike për t’i dhënë jetë njeriut , por në fakt u përdor për t’ia marrë jetën njeriut. Ndërtesat e harruara dhe të rrënuara po i rikonstruktojmë. Që nga 2014 kemi punuar për planin e ndërtimit dhe muzealizimin e kësaj ndërtese”. Ministrja Kumbaro u shpreh se “do të mirëpresim çdo kontribut, dëshmi e dokument. Këtu historia sapo ka filluar, rrugë të mbarë muzeut më të ri në Shqipëri”. 

Historia e godinës
E ndërtuar në vitin 1931, godina, e njohur në Shqipëri si “Shtëpia e gjetheve” fillimisht ka patur funksionin e një klinike. Gjatë luftës së dytë botërore, nën pushtimin gjerman, ajo i përkiste Gestapo-s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit (Policia politike) e përdorur për hetime. Nga viti 1950 ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të sigurimit.

Detaj
“Fshihet një thesar i kujtesës sonë kolektive, na jep mundësi të zbulojmë pjesëza të një mozaiku që mbetet ende për t’u zbuluar plotësisht me ngjarje, personazhe, lidhje mes shtetit, njerëzve, periudhave, që janë deri këtu sot të mbuluara nga pluhuri i harresës”.

Batuta, Rama-Gumenit: Në burg se u talle me një sekretar, tani i thua kryeministrit ‘mjaft fole’
Daut Gumeni një ish i përndjekur politik i pranishëm i tha Ramës të mos e zgjaste shumë fjalën se kishte një aktivitet tjetër më pas që e prisnin.

“Kam akoma edhe 3 faqe të tjera, por ky është muzeu që pavarësisht statusit të kryeministrit, duhen dëgjuar ata për të cilët në fund të ditës është shumë e rëndësishme sot që hapen dyert e këtij muzeu dhe unë mund të bëj kryeministrin jashtë këtij oborri, ndërsa brenda këtij oborri është Dauti që vendos për axhendën dhe kohën e fjalës sime. Ti hyre në burg dhe se di sa vite mbete brenda se u talle me foton e një sekretari partie por ja ku je gjallë ndërkohë që ai tjetri është në botën tjetër dhe ke mundësi ti thuash kryeministrit boll tani se shumë e zgjate”, ia ktheu Rama.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!